Berisha: U synua që të zhdukej opozita, u synua që Sali Berisha të arkivohej me një akuzë pa asnjë bazë

Berisha: U synua që të zhdukej opozita, u synua që Sali Berisha të arkivohej me një akuzë pa asnjë bazë

19:06, 19/04/2024

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka folur për sulmet qeveritare që kanë përfshirë Partinë Demokratike dhe qëllimin nga 2021 e deri më sot për një Shqipëri pa opozitë.

Në mbledhjen me drejtuesit e departamenteve, kreu i PD-së, theksoi se ‘u synua që të zhdukej opozita, u synua që Sali Berisha të arkivohej me një akuzë pa asnjë bazë, por nuk ja dolën, ne korrëm fitore’.

Berisha: Sot të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e një njeriu.

Sot rotacioni politik de fakto është i bllokuar. Mekanizmat që ka krijuar narkoshtetit e ka shndërruar rotacionin në një horizont që largohet.

Por ka dhe një realitet tjetër i cili duhet të bëjë optimist çdo shqiptar.

Në këtë betejë të egër, nga 2021 e deri më sot për një Shqipëri pa opozitë, apo për një opozitë në këmbët e Edi Ramës, nuk u përdorën vetëm të gjithë potencialet e qeverisë mafioze, por edhe mafia ndërkombëtare, në këtë betejë e vërteta është që ne numërojmë sot një seri fitoresh të cilat nuk janë fitorja e luftës, jo. Ne jemi në mes të luftër, por ama u synua të mos ishim, u synua të ishim në kontroll të plotë të Edi Ramës.

U synua që Sali Berisha të arkivohej me një akuzë pa asnjë bazë, por vetëm për të zhdukur një zë, që luftonte me të gjithë mundësitë e tij korrupsionin dhe krimin në këtë vend.

Mirëpo të gjitha këto dështuan. Korrëm një fitore.

U bë gjithçka që ta copëzojnë PD. Dështuan, korrëm një fitore tjetër.

U bë gjithçka që të mos kishte parlament pluralist. De fakto me të drejtat që ju mohuan opozitës, parlamenti nuk ishte më pluralist, por luftuam, bëmë betejë, e fituam.

Ato të drejta sot janë dhe do ti mbrojmë.

Ndodhemi në një betejë të re. Nuk ka qytetar në këtë planet, që i thotë vetes njeri i qytetëruar që të mund të pranojë që një grusht hajdutësh të zhveshur nga çdo moral, të privatizojnë bashkinë e kryeqytetit, ta shndërrojnë atë në një organizatë private kriminale.

Ndaj dhe ne jemi të kyçur në këtë betejë, do ta fitojmë. Ne do të fitojmë dhe luftën sepse kauza jonë është e drejtë.

Këtu ftoj intelektualët që të përdorin të gjithë potencialin e tyre për të mbrojtur kauzat e drejta, në mënyrë që të shpëtojmë Shqipërinë dhe shqiptarët nga jo shfarosje e butë që nuk e kanë njohur kurrë të tillë në histori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco