Protesta kundër Veliajt/ Ambasadorët si policë bashkiakë

Protesta kundër Veliajt/ Ambasadorët si policë bashkiakë

18:51, 19/04/2024

Në ditën e saj më të keqe, ushtria dixhitale e Bashkisë Tiranë është mobilizuar e gjitha për ti bërë “like” në rrjetet sociale deklaratave të kordinuara të selive diplomatike kryesore për të dënuar “protestën e dhundhme” të opozitës, para zyrave të Erion Veliajt. Boll të bësh një vëzhgim të shpejtë poshtë tyre dhe e shikon se patronazhistët që mbështesin PS-në, Ramën dhe Veliajn, janë bërë edhe fansa që japin pëlqime poshtë postimeve të sotme të diplomatëve perendimorë (shih poshte). 

Edhe ambasada e SHBA-së edhe ajo Britanike, edhe zyra e BE-së, apo seli që nuk i dëgjon më askush, si ajo e OSBE, apo italiane, kanë dalë me njoftime të kordinuara, duke “dënuar fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës”.

Dhe cila ishte dhuna?

Disa tymuese të hedhura para derës së bashkisë, ndaj një institucioni që ka bërë kërdinë me paratë publike, ndaj një institucioni që i ka mbyllur gojën mediave, ku TV-të që kontrollojnë mbi 90% të audiencës as nuk e kanë raportuar dosjen e SPAK me abuzimet e drejtorëve të 5D, ndaj një institucioni që shpërfill të drejtën e informimit publik dhe tregohet me gisht nga rganizatat nderkombëtare të lirisë së shtypit.

Para të gjitha këtyre, ambasadorët e perëndimit duke u sjellë njësoj si policët bashkiakë që kanë si qëllim të vetëm të mbrojnë Veliajn, u shqetësuan së tepërmi për njollosjen e mureve të institucioneve.

Krejtësisht në të njëjtën linjë ishte njoftimi i ambasadës amerikane me ndyshimin e vetem nga te tjerët se aty theksohej edhe “E drejta për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit si jetike në çdo demokraci”.

Në Deklaratën e misionit të BE e cila e kishte anashkaluar korrupsionin thuhej: “Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete ndezëse të improvizuara në godinën e bashkisë.

Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, shkruhej në postimin në X (ish Twitter).

Në të njëjtën linjë me ndryshimin e theksuar më lart qe dhe njotfimi i selisë së rrugës së Elbasanit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme’.

Nga amerikanët nuk bënin diferencë as britanikët: “Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit.

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit”.

Për të plotësuar numrin foli edhe OSBE-ja me një qëndrim si në kohët e errëta kur drejtohej nga Brochard.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës. Protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo”, thuhet në reagim.

Ndërsa më qesharak qe reagimi italian, nga një ambasadë që nuk e ka hapur kurrë gojën ndaj shkatërrimit të traditës arkitekturore italiane në kryeqytet. Megjithëatë për njollat në muret e bashkisë vendosi të flasë. “Ambasada e Italisë në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera sot gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë Tiranë. E drejta për t’u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme”.

Këto deklarata u bënë menjëherë pasi të njëjtët aktorë dënuan njëzëri sulmet e Ish presidentit Meta kundër SPAK, ndërkohë që nuk folën asnjë fjalë kundër sulmeve që Rama i bëri të njëjtit institucion kur sekuestroi investimet e oligarkëve të tij.

Pikërisht, sepse ky qëndrim me dy standarte është flagrant, ushtria dixhitale e patronazhistëve të rilindjes e ndjeu se duhet ti vijë në ndihmë postimeve të ambasadave për ti bërë të pëlqyeshme njësoj si ato të Ramës dhe Veliajt./ Lapsi/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco