Partia Socialiste është tërhequr nga bllokimi i Komisomnit Hetimor të TIMS-it, dhe u rikthye këtë të preme në mbledhjen e drejtuara nga kryetari i Komisionit Ervin Salianji, nga ku u miratuian me dakortësi të gjitha kërkesat për informacion drejtuar institucioneve shteterore dhe organeve të drjetësisë sa takon rrjedhjes së të dhënave TIMS.
Ndonëse socilaitët shprehën reflektim për të vijuar pa penguar punën e komisionit, në mbledhje nuk munguan debatet. Deputët e PS, Toni Gogu dhe Nasip Naci, nuk ishin dakord për marrjen e informacioneve nga prokuroria për kopjen e fashikjve të hetimit dhe për personat që janë deri tani në hetim për skandalin. Ndërsa deputetët e opozitës propozuan që tja lënë në dorë drejtësisë, se kë inforacion do të mund të ndajnë me komisonin hetimor.
Anëtarët e komisionit ranë dakort të miratojnë kërkesat e ekspertëve për të mbledhur informacion në mënyrë që më pas të vijohet me planin hetimor. Ato do ti dërgohen brenda ditës së sotme, Besnik Dervishit, komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Taulant Ballës, ministër i Brendshëm, Muhamet Rrumbullakut, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kreut të SPAK Altin Dumanit, AMP, SHISH, Prokurorisë së Përgjithshme dhe institucioneve të tjera informacionet nga të cilët i shërbejnë hetimit parlamentar.
© SYRI.net