VIDEO/ Muçollari: Protesta ndaj Veliaj është domosdoshmëri, as 1% e vjedhjeve nuk janë zbuluar

VIDEO/ Muçollari: Protesta ndaj Veliaj është domosdoshmëri, as 1% e vjedhjeve nuk janë zbuluar

09:36, 19/04/2024

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të diskutuar rreth protestës përpara bashkisë së Tiranës pas skandalit me vjedhjet e taksave të qytetarëve ishte anëtari i kryesisë, Grigels Muçollari.

Muçollari është shprehur se hetimet e SPAK konfirmuan vjedhjet masive që Veliaj dhe drejtorët e tij kanë bërë prej vitesh në bashkinë e Tiranës.

"Protesta është thirrur nga shoqëria civile dhe është mbështetur fort nga PD, kjo mbështetje do të krijonte kosto për opozitën nëse nuk e mbështet fuqishëm. Në këtë aspekt protesta është një domosdoshmëri për Shqipërinë dhe Tiranën pasi sjellja ndaj qytetarëve është një thyerje dinjiteti për to.

Mënyra se si e ka drejtuar Tiranën këta drejtorë dhe Veliaj është vetëm 1 % e vjedhjeve që ata kanë bërë në këtë bashki dhe nëse SAPK do të hetojë dhe 99 % tjetra kam bindjen që do të dalë e njëjta model vjedhjeje.

Mendoj se SPAK ku është detyruar të hetohet pas denoncimeve të Veliajt  arriti të arrestonte drejtorët ku kanë zhvilluar të njëjtën skemë vjedhjeje në tenderat e bashkisë së Tiranës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco