Analisti: Bashkia e Tiranës duhet shkrirë se është organizatë kriminale

Analisti: Bashkia e Tiranës duhet shkrirë se është organizatë kriminale

09:32, 19/04/2024

Neritan Sejamini ka folur për aferën në Bashkinë e Tiranës, me kompaninë 5D të drejtorëve të Veliajt, të cilët sot janë në pranga. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se drejtorë dhe punonjës të bashkisë kanë ngritur kompani private për të devijuar fondet publike, ndaj pas këtyre skandaleve që po zbulohen, i gjithë ky institucion duhet shkrirë. 

"Ka pasur edhe disa hetimet të tjera për kontrata nga Bashkia e Tiranës. Pothuajse çdo drejtues i Bashkisë ka patur edhe aktivitet privat dhe aktivitetin publik e çonin te aktiviteti privat.

Më bëri përshtypje një zonjë kishte person fizik dhe kishte marrë 600-700 mijë euro dhe punonte edhe në Bashki për 600 euro në muaj. Pra skema është kjo, punoj në shtet që paratë e shtetit ti çoj te kompania private.

Është zbatuar nga drejtorë dhe punonjës të bashkisë. E gjithë bashkia Tiranë duhet shkrirë. Ajo që ka ndodhur nuk është e rastësishme.

Jo natën, por ditën punonin për kompaninë private. Kanë përdorur paratë e shtetit për të furnizuar bizneset private. Bashkia Tiranë duhet hetuar nga fillimi deri në fund. Çdo vendim dhe kontratë që ka dalë nga Bashkia Tiranë, duhet të hetohet, kemi patur një organizatë të kalbur. Është krijuar organizatë kriminale për të zhvatur paratë publike", tha Sejamini. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco