SYRI TV/ Aksidentet në punë, eksperti: Siguria e punëtorëve është në rrezik

12:40, 18/04/2024

Numri i aksidenteve në vendin e punës në Shqipëri rritet vit pas viti, edhe pse nga vendi largohen çdo vit e më shumë njerëz në moshë pune. Në një intervistë për Syri TV, eksperti i punësimit Erion Muça, teksa tregoi arsyet pse ndodhin aksidentet në punë, listoi edhe sektorët ku regjistrohen më shumë raste të tyre, teksa u ndal edhe në ankesat që ka më së shumti forca punëtore

SYRI TV

Vetëm në fillim të muajit prill, dy punëtorë kanë humbur jetën për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë në punë. Por këto nuk janë rastet e vetme. Pavarësisht se nga Shqipëria largohen çdo vit e më shumë njerëz në moshë pune, numri i aksidenteve në punë, që përfundojnë edhe në fatalitete, rritet vit pas viti.

Eksperti i çështjeve të punësimit Erion Muça, shpjegon se aksidentet në punë ndodhin për dy arsye.

Në një intervistë për Syri TV, Z. Muça listoi edhe sektorët ku regjistrohen më shumë raste të aksidenteve në punë, teksa u ndal edhe në ankesat që ka më së shumti forca punëtore.

Për vitin 2023 janë depozituar në total 800 ankesa/kërkesa, sipas një raporti të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Mosdhënia e pagave në kohë, mospagesat e sigurimeve shoqërore apo të ditëve të festive, janë ankesat më të shumta që kanë punonjësit shqiptarë, të punësuar në shtet apo edhe në privat.

Numri më i madh i denoncimeve me 64 % është në Tiranë, pasuar nga Vlora me 8%, Korça me 4%, Shkodra me 3% dhe Gjirokastra e Dibra me nga 1% secila.

Ndonëse Shqipërisë i mungon industria e rëndë, raportet tregojnë se numri i personave që humbin jetën në vendin e punës për 100 mijë të punësuar është 1.4 herë më i lartë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco