Sulmet ndaj SPAK, BE: Mbështesim profesionistët e angazhuar në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit

Sulmet ndaj SPAK, BE: Mbështesim profesionistët e angazhuar në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit

16:20, 17/04/2024

Pas ambasadës së SHBA në Tiranë, ka reaguar edhe Delegacioni i BE-së, lidhur me sulmet dhe akuzat ndaj SPAK, që gjatë dy ditëve të fundit janë artikuluar nga kreu i PL-së, Ilir Meta.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, delegacioni i BE thekson se mbështet profesionistët shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 “Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim deklaratat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke dënuar si  papranueshme deklaratat publike të drejtuara kundër SPAK.

Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar“, thuhet në deklaratë.

KLP reagoi pas deklaratave të kreut të PL-së, i cili tha se hetimet ndaj tij kanë nisur pas takimit që Altin Dumani ka pasur me McGonigal. Lidhur me akuzat e Metës ka reaguar edhe vetë Dumani, i cili ka mohuar takimin me McGonigal.

Në reagimin e bërë një ditë më parë, KLP dënon çdo gjuhë urrejte apo veprim fyes që synon të denigrojë figurën e prokurorëve dhe të ushtrojë presion ndaj tyre.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dënon çdo gjuhë urrejtje, shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme”- thuhet në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco