VIDEO/ Berisha: Të premten të përmbushim detyrimin tonë, të përzëmë për zverku hajdutin zvarranik nga bashkia

VIDEO/ Berisha: Të premten të përmbushim detyrimin tonë, të përzëmë për zverku hajdutin zvarranik nga bashkia

20:32, 16/04/2024

“Të premten të përmbushim detyrimin tonë, të përzëmë për zverku hajdutin zvarranik nga bashkia”, u shpreh lideri i opozitës, Sali Berisha, në fjalimin e mbajtur gjatë tubimit qytetar.

Berisha tha se e premtja është një ditë e shënuar, duke shtuar se në qoftë se ne lejojmë Erion Veliajn të poshtërojë qytetin, të poshtërojë qytetarët, të rinjtë, të rriturit, burrat, gratë, të moshuarit, të gjalët, të vdekurit, ata që do të vijnë të këtij kryeqyteti, historia do na dënojë, nuk do na e falë kurrë.

A mund të qëndrojë në karrigen e pushtetarit, njeriu që ka zhdukur me Edi Ramën 130 milionë euro të djegësit të Tiranës?

A mund të qëndrojë në karrigen e kryebashkiakut njeriu që asfalton rrugën me mjetet e bashkisë, paratë e qytetarëve dhe e tenderon sikur e ka asfaltu me kompani private, për të vjedhur paratë e shpenzuara.

A mund të qëndrojë në karrigen e pushtetit, e kryeqytetarit të Tiranës, njeriu që ndërton shkolla me tetëfishin e standardit evropian të shkollave?

A mund të qëndrojë në karrigen e kryeqytetarit, njeriu që dha dasmën e vet e bën me paratë që u ka vjedhur taksapaguesve?

A mund të qëndrojë në karrigen e kryeqytetarit, kryehajduti që ka përdorur modulin e vjedhjes 100 përqind në prokurime publike?

A mund të qëndrojë në karrigen e pushtetarit, njeriu që qëndron më së shumti duke bredhur nëpër botë dhe gënjen qytetarët sikur është në Tiranë me kaseta?”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

E premtja është një ditë e shënuar.

Është një ditë në të cilën mbarë kombi shqiptar, qytetarët e Tiranës, qytetarët shqiptarë, shqiptarë nga të katër anët e dheut kudo që janë presin të përzënë për zverku hajdutin zvarranik nga bashkia, Erion Veliajn.

Por në qoftë se ne lejojmë Erion Veliajn të poshtërojë qytetin, të poshtërojë qytetarët, të rinjtë, të rriturit, burrat, gratë, të moshuarit, të gjalët, të vdekurit, ata që do të vijnë të këtij kryeqyteti, historia do na dënojë, nuk do na e falë kurrë.

Prandaj dhe të premten të përmbushim detyrimin tonë, të përmbushim zotimin tonë, të çlirojmë qytetin nga një individ unik në botë, i cili pasi vjedh fondet e një milion fidanëve dhe u thotë qytetarëve të tij se i kam mbjellë pemë, në një kohë kur ato nuk janë as 10 mijë të mbjellura dhe 20 mijë të shkulura, nuk jep dorëheqjen dhe tallet e na poshtëron ne.

A mund të qëndrojë në karrigen e pushtetarit, njeriu që ka zhdukur me Edi Ramën 130 milionë euro të djegësit të Tiranës?

A mund të qëndrojë në karrigen e kryebashkiakut njeriu që asfalton rrugën me mjetet e bashkisë, paratë e qytetarëve dhe e tenderon sikur e ka asfaltu me kompani private, për të vjedhur paratë e shpenzuara.

A mund të qëndrojë në karrigen e pushtetit, e kryeqytetarit të Tiranës, njeriu që ndërton shkolla me tetëfishin e standardit evropian të shkollave?

A mund të qëndrojë në karrigen e kryeqytetarit, njeriu që dha dasmën e vet e bën me paratë që u ka vjedhur taksapaguesve?

A mund të qëndrojë në karrigen e kryeqytetarit, kryehajduti që ka përdorur modulin e vjedhjes 100 përqind në prokurime publike?

A mund të qëndrojë në karrigen e pushtetarit, njeriu që qëndron më së shumti duke bredhur nëpër botë dhe gënjen qytetarët sikur është në Tiranë me kaseta?

A mund të qëndrojë në karrigen e pushtetarit, njeriu që u betua se nuk do ketë kulla dhe ngrehina të mëdha dhe e ka mbushur qytetin pëllëmbë dhe monument korrupsioni dhe droge?

A mund të qëndrojë në karrigen e pushtetarit, njeriu që krijoi flotën e kamionëve me ujë Selite dhe ua shet qytetarëve të vet, duke ua prerë ujin e ujësjellësit?

A ka hajdut si ky, që paratë e tuaja i shndërron në hotele 5-katëshe, i shndërron në pallate 10-katëshe?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco