KAFE SHQETO/ 'Çadrat e Oltës', Korreshi: Këta janë specialistë të hajdutërisë

10:14, 15/04/2024

Të ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV kanë qenë Saimir Korreshi, deputet i Partisë Demokratike dhe avokati i njohur Anton Kosteri. Ata kanë komentuar deklarata e ish-ministres Olta Xhaçka për pronat e vjedhura në bregdet nga bashkëshorti i saj dhe denigrimin e atyre që shkojnë në plazh me çadrat e tyre.

Flavio Qarri: Ku keni qejf ta ngulni çadrën ju të dy?

Anton Kosteri: Tani s'kemi ku ta ngulim.

Flavio Qarri: A jeni ju pjesë e atij publiku që Olta nuk do që t’ia ngulni çadrën?

Saimir Korrreshi: Olta s’do që edhe bukë të hamë, me thënë të drejtën ashtu si sillet Olta, po të blesh parfume nga 3 - 4 mijë euro dhe të hash ne restorantete më të shtrenjta, normal që ne të tjerët ju dukemi për të kaluar radhën.

Flavio Qarri: Përtej shakave, kam një pyetje për zotin Korreshi në një vlerësim politik dhe për zotin Kosteri në një vlerësim ligjor. Ajo që është përpjekur që të bëjë që nga enjtja e deri sot zonja Xhaçka dhe i gjithë grupi i mazhorancës, është të na thonë që Olta s'ka bërë asnjë gabim, është çdo gjë në rregull. Nëse Goro dhe punonjës të kadastrës janë në burg për këtë ngastër toke, si ka mundësi që këtë janë të pafajshëm?

Saimir Korrreshi: E para njëherë, investitori strategjik merr komplet investimin nga shteti. Që do të thotë rrugët, kanalizimet, ndriçimin dhe të gjithë. Këto bëhen një kosto shtetërore dhe një investitor tjetër normal këto nuk i ka. Do të duhet që t'i bëjë vetë.

E dyta është 3-përqindëshi që kanë investitorët strategjikë të tatim taksave që paguajnë. Dhe kjo është një element tjetër jo i ndershëm i konkurrencës. Sepse një investitor tjetër në kushte normale do të paguante 23 për qind e kusur. Pra këtu është diferenca. A përfiton drejtpërsëdrejti shtëpia se këtu është qëllimi. Patjetër që përfiton. Është burri, s’jam unë.

Pjesa e dytë është më rëndësishme. Unë do të doja shumë që si zonja Xhaçka të kisha marrë edhe unë një tokë atje me 20 mijë lekë metri katror. Se me 20 mijë lekë të gjithë e kanë mundësinë që të marrin. Por është jashtë çdo sensi, pasi teje pa 250 – 300 mijë lekë metri katror nuk gjen ose do gjesh shkëmb. Sot kadastrat kanë që me 8 korrik të vitit të kaluar që janë bllokuar, kanë një qendër që nuk ke shans pa paguar që të kalosh ndonjë gjë edhe me të thjeshtë, një rifreskim. Jo me letrat e tyre që janë bërë brenda 4-5 ditëve. Dhe janë bërë shumë se këta e kanë treguar se e bëjnë edhe brenda gjysmë ore. A kë mundësi një njeri normal me i bërë këto procedura dhe me këto çmime e me u bë investitor strategjik në kaq pak kohë. Kaq i mjafton shtetit pra, prokurorisë për të deduktuara se çështja nga ana ligjore. Nga ana politike pastaj po të them këtë ligjërojnë veten e vet, hajt mo se e kam pasur burrin biznesmen. Ka një konflikt interesi këtu që është përtej çdo gjëje....Këta janë specialistë të hajdutërisë. Kaq e thjeshtë.

Anton Kosteri: Unë faktikisht e kam dëgjuar intervistën e zonjës Xhaçka, është në të drejtën e saj legjitime për tu mbrojtur por ama ka edhe detyrimin moral dhe ligjor që përpara publikut të japë sqarime të vërteta të sakta. Sidoqoftë ajo është e vërteta e saj të cilën ja paraqet publikut, por ajo që ka rëndësi për mua janë dy elementë.

Meqenëse kemi një hetim të SPAK i cili ka rezultuar me dyshime për një vepër penale në njërin krah atë që ka dhënë statusin e investitorit strategjik apo që kanë ndihmuar për dhënien e këtij statusi apo për ekzekutimin e këtij statusi, organi vendor. Nga ana tjetër përfituesi nuk merr asnjë pasojë. Sidoqoftë ajo që më shqetëson më shumë mua është qëndrimi i kuvendit të Shqipërisë. Si është e mundur që për një vit që nga koha kur GJK ka vendosur detyrimin e kuvendit për të shfuqizuar dy vendime të saj dhe  detyrimin e këtij organi që ti drejtohet GJK me kërkesë për verifikimin e pajtueshmërisë apo papajtueshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Në fakt dispozita është e qartë.....

Intervista e plotë....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco