VIDEO/ Skandali me TIMS, Faik Basha:Cënim i sigurisë kombëtare. Aty regjistrohen lëvizjet nga Olsi te McGonigal

17:06, 13/04/2024

Faik Basha, ekspert në fushën e sigurisë, në një intervistë në SYRI TV, ka folur lidhur me skandalin për ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Basha tha se serverat në Policinë e Shtetit përfshijnë shumë informacione, madje në sistem referohen informacione sensitive që kanë të bëjnë qoftë me sigurinë kombëtare, qoftë edhe të punonjësve që janë në shërbim të shtetit.

“Në këtë sistem keni lëvizjet e McGonigal, lëvizjet e Olsi Ramës, dhe çdo lëvizje tjetër është e regjistruar në këtë sistem”, tha eksperti.

Ai tha se siguria kibernetike është një nga shtyllat e sigurisë kombëtare dhe në rastin konkret kemi cënimin e kësaj sigurie.

“Sisteme të tilla janë magazine, përfshihet çdo lloj informacioni.  Ka informacione se kush janë grupet kriminale, si lëvizin, me kë lëvizin, kush janë agjentët e policisë të infiltruar, kush nga policët bashkëpunon me bandat, kush nga bandat spiunon bandën rivale, me kë ka lëvizuar Olsi Rama, kush e ka shoqëruar McGonigalin.

Pra kemi të bëjmë me informacione që mund të jenë të interesuar jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vendit, sepse janë informacione sensitive. Në të tilla sistemi informative kur ndërhyhet shkatërron strukturën e shtetit”, tha Basha.

Ai tha se Ervin Muça dhe të gjithë ata që lundrojnë në institucionet e shtetit janë të pafajshëm, pasi ata kanë pasur një mision, si ata kamikazët, që e përfundojnë misionin, por janë të papërgjegjshëm.

"Janë kamikazë që vjedhin ekonominë, vjedhin të dhënat, shkatërrojnë sisteme, këto misione kanë këta dhe ata që i urdhërojnë", tha Basha. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco