Veliaj në stres dhe ankth, nuk e zë vendi, shfaqet i vetmuar duke bërë propagandë me pallate, për t'u harruar '5D'

Veliaj në stres dhe ankth, nuk e zë vendi, shfaqet i vetmuar duke bërë propagandë me pallate, për t'u harruar '5D'

14:22, 13/04/2024

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shfaqur sot i vetmuar në pallatet e ndërtuara nga Edi Rama në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti.

Në fakt për këto godina ka hetime për shkelje të ligjit apo edhe abuzime dhe theksojmë këtu që nuk janë investime të Bashkisë së Tiranës, ashtu siç Veliaj tenton të bëjë propagandë në këto ditë të vështira për të. 

Teksa inspektonte godinat herë pas herë tentonte të buzëqeshte, por në portretin e tij lexohej vetëm stres dhe ankth.

Image

Kryebashkiaku ende në detyrë tentoi të rregullonte imazhin e tij, të "nxirrë" në fakt nga korrupsioni, abuzimet dhe hajdutëria. Ai u shfaq i vetmuar me shpresën se mund të korrigjojë diçka avokatia që ju ka bërë drejtorëve të tij hajdutë, që ndodhen pas hekurave për vjedhje të miliona eurove. 

Por nuk ia doli edhe pse tentoi të "shpëlante" turpin me propagandë.

Image

Kudo që të shfaqet Veliaj, sërish ngelet kreu i organizatës së hajdutëve në Bashkinë e Tiranës dhe ndërkohë priten fletëarreste të reja nga SPAK për drejtuesit dhe bashkëpunëtorët e tjerë të tij. 

SPAK ka prova dhe fakte për skandalin me dosjen "5D", ku Veliaj do e ketë të pamundur të manipulojë të vërtetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco