Protesta/ 'S’keni punë me këshilltarët, arrestoni Veliajn!'/ Alimehmeti: Na lejoni të hyjmë në bashki!

Protesta/ 'S’keni punë me këshilltarët, arrestoni Veliajn!'/ Alimehmeti: Na lejoni të hyjmë në bashki!

11:40, 05/04/2024

Këshilltarët e opozitës në Bashkinë e Tiranës kanë kërkuar që të futen në institucion, për të vijuar punën.

Ka qenë Ilir Alimehmeti që të flasë me drejtorin e policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ku i ka kërkuar që të futen brenda.

“Kush është komandanti këtu? Dua të flas me të. Zoti drejtor, a mund të hyjnë anëtarët e Këshillit? Kërkojmë të bëjmë detyrën tonë! Detyrë që na e ka ngarkuar populli. Çojmë kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente!

Është firmosur nga dhjetëra anëtarë të Këshillit”, tha zoti Alimehmeti.

Ndërkohë, Tedi Blushi nga Partia e Lirisë ka thënë se: “S’kemi punë me këshilltarët, arrestoni Veliajn”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco