Dosja ‘5D’, Akil Kraja: Influencat e Veliajt në reformë ishin garancia që nuk do përballin me drejtësinë

Dosja ‘5D’, Akil Kraja: Influencat e Veliajt në reformë ishin garancia që nuk do përballin me drejtësinë

19:49, 03/04/2024

Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Akil Kraja, në një intervistë për Syri Tv, tha se Erion Veliaj nuk mund t’I shpëtonte inceneratorit të Tiranës, që nuk ekziston, pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit, vrasjes së Ardit Gjoklajt, kriminalizimit dhe plot skandaleve të tjera që janë denoncuar.

Kraja tha se Erion Veliaj dhe drejtorët e tij janë sjellë si kriminelë me këmisha të bardha, ndaj dhe ai bojkoti i zgjedhjeve në 2019-ën, forcoi këtë pushtet dhe uroj mos të ishte një dhuratë që iu bë.

Lidhur me skandalin ‘5D’, Kraja tha se nga një drejtoreshë e Erion Veliajt iu dhanë kodet punonjësve të kompanisë, gjë që është e paimagjinueshme.

“Shteti i privatizuar në duart e këtyre individëve, administrata i jepte llogari këtyre që nuk ishin punonjës të shtetit. Janë 30 mln euro që i janë dhënë kompanisë ‘5D’, që kishte administrator një bukëpjekës. Kjo është një arrogancë e jashtëzakonshme, është një vetëbesim nga këto individë për të kryer veprime të paimagjinueshme”, tha Kraja.

Ai shtoi se këta që na vidhnin taksat u shpallën edhe investitorë strategjikë duke i shmangur nga taksat.

“Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar një takim të Yuri Kim dhe Erion Veliajt, ku është lobuar për emra të veçantë të pjesëtarëve të drejtësisë së re. Pra, Veliaj ka influencuar te reforma në drejtësi, ndaj dhe ai ka pasur garancinë që nuk prekej, edhe drejtorët kanë vepruar mbi këtë mendësi”, tha ai.

Kraja u shpreh se Erion Veliaj është përgjegjës për gjithçka ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës, qoftë edhe për mosfunksionimin e mekanizmave të kontrollit. “Kemi drejtorët më të rëndësishëm, ekipin më të ngushtë menaxherial të Erion Veliajt në këtë aferë. Kemi një dështim politik, administrative, ligjor të Erion Veliajt. SPAK dhe GJKKO kanë frikë ti përmendin emrin Erion Veliajt, mbase kanë frikë, pikërisht edhe nga këto influencat që ai ka pasur mbi reformën në drejtësi”, tha Kraja.

Ai tha se gjithçka që ka ndodhur deri më tani është një meritë e Belind Këlliçit dhe ekipit që ka denoncuar këtë aferë, pasi çdo institucion që kishte për detyrë të hetonte apo kontrollonte ka dështuar.

“Zgjidhja e vetme mbetet qeveria teknike”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco