15 vjetori i anëtarësimit në NATO/ Mediu: Një komb nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke mohuar historinë e tij

17:35, 03/04/2024

Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes në kohën kur vendi ynë u bashkua me aleancën, i ftuar në Syri Tv, në 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO, u shpreh se një komb nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke mohuar historinë e tij.

Unë nuk mendoj se një komb mund të ndërtojë histori apo të ardhme duke mohuar historinë e vet dhe protagonist të historisë së vet.

Retushimi i historisë për interesa politike, besoj se sjell vetëm problem, dhe absolutisht, fjala e zotit Berisha në Bukuresht, se kjo është një mrekulli e lirisë u provua qartë se lëvizja e studentëve në 92 dhe ky zhvillim që pati e djathta në atë kohë faktoi që në momentet historike të Shqipërisë, ne kemi qenë gjithmonë në anën dhe në vendimarrjen e duhur.

Dhe dua të theksoj që tendencat për ta retushuar apo për ta kthyer historinë e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, është padyshim i dëmshëm.

Dhe ka pasur edhe nga PD për një kohë që NATO-n e konsideronin si anëtarësim nga 2007 në 2009 , vetëm e vetëm për të mëshuar gjëra që nuk janë të vërteta.

Unë dua të theksoj se nga 2005 deri në 2009 ishte një 'team work'  dhe kishte kryeminstrin në krye dhe dua të vlerosoj dhe theksoj dhe punën e ministrit Mustafai , siç e thashë edhe dje .

Kjo për faktin se në gjykimin tim, anëtarësimi i Shqipëqrisë në NATO defakto, ka ndodhur në Qershor të vitit 2007, me vizitën e presidentit Bush.

 Por që nga momenti i 2005 deri në 2007 është një histori marëdhëniesh diplomatike, ushtarake, marëdhënie me sekretarë të mbrotjes, së shtetit e kështu me radhë... për të arritur tek ajo vizitë, dhe për të arritur tek ajo bindje që dy çështje madhore për Shqipërinë të deklaroheshin në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco