SYRI TV/ Rama refuzon interpelancën, Bardhi: Vendi është nën Republikë Kryeministrore

SYRI TV/ Rama refuzon interpelancën, Bardhi: Vendi është nën Republikë Kryeministrore

17:17, 03/04/2024

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar interpelancën e kërkuar nga Gazmend Bardhi, ku akuzon Olsi Ramën për lidhje me grupin e Xibrakës. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama i ka cilësuar shpifje e trillime, e sipas tij këto akuza s’kanë lidhje me aktivitetin e Këshillit të Ministrave. Paralajmërimi i kryeministrit erdhi pak para mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, e cila konfirmoi qëndrimin e Ramës. Gazmend Bardhi akuzoi Lindita Nikollën se ka zhbërë Republikën Parlamentare duke e shëndërruar në republikë kryeministrore.

Kryeminsitri Edi Rama refuzon interpelancën e thirrur nga Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në lidhje me përfshirjen e vëllait të Kryeministrit në trafikun e drogës me grupin Xibraka. Me anë të një statusi në Facebook, kryeministri i parapriu me qëndrim mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit, për të refuzuar këtë kërkesë, siç edhe njëherë orjentoi SPAK që të kryej hetime, një ditë pasi Olsi Rama paraqit padi për shpifje ndaj Gazmend Bardhit.

Duke vënë re se akuzat, fabrikimet, fantazitë e një deputeti apo grupi deputetësh, lidhur me familjarët e kryeministrit, zv.kryeministrit ose të çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar, nuk kanë asnjë lidhje me motivet, synimet, qendrimet e Këshillit të Ministrave, kërkesa për interpelancë nga deputeti Gazmend B më gjen në pamundësinë e plotë për ta përmbushur. Kësisoj, Gazmend B duhet ta presë me durim edhe SPAK-un të na ndriçojë lidhur me vërtetësinë e zbulimit prej tij të trafikantit të paidentifikuar.

Kërkesa e Gazmend Bardhit por edhe refuzimi publik i kryeministrit Edi Rama ka pasuar me debate në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku Bardhi ka akuzuar Lindita Nikollën se ka zhbërë republikën parlamentare duke e kthyer në republikë kryeministrore.

Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të perfshishë në rendin e ditës interpeleancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E keni shënderruar Republiken Parlamentare në Republikë Kryeminsitrore. Nuk ka tager ligjor dhe kushtetues që kryeminsitri te vendos arsyet dhe temat e thirrjes në interpeleancë ashtu siç nuk ka tagër te refuzoje. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese

Çështjet që kam ngritur ndaj Kryeministrit, nuk janë çështje personale. Nuk kam interes se si shkon ai me vëllain e tij apo pse i ka vën mbrojtje nga garda dhe nga kush kërcënohet vëllai për tu mbrojtur nga oficerët e gardës

Por përpos diskutimeve, siç e njoftoi më herët kryeministri Edi Rama, Kuvendi i drejtuar nga Lindita Nikolla refuzoi interpelancën duke plotësuar orjentimin paraprak me status në rrjete sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco