VIDEO/ Ilda Zhulali: Banda e Veliajt po grabit paratë e qytetarëve, ‘5D’ kapje totale e shtetit

VIDEO/ Ilda Zhulali: Banda e Veliajt po grabit paratë e qytetarëve, ‘5D’ kapje totale e shtetit

16:31, 03/04/2024

Ilda Zhulali, anëtare e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, në një intervistë për Syri Tv, tha se kemi parë raste skandaloze qoftë në bashki, qoftë në qeveri, se si favorizohen klientët e qeverisë apo pushtetit.

Zhulali e konsideroi si një kapje totale të shtetit atë që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës, ku drejtorët e Erion Veliajt, një pjesë të arrestuar dhe të tjerë nën hetim, kishin krijuar kompani, në atë që njihet tashmë si dosja ‘5D’, duke përfituar miliona euro përmes tenderave, që më pas i investonin në ndërtime hotelesh.

Zhulali e konsideroi si një grabitje të paprecedentë nga banda e Bashkisë të taksave të qytetarëve, duke theksuar se rruga e vetme është largimi i tyre nga zyrat e shtetit.

“Kemi tejkaluar të gjitha masat normale që parashikon ligji dhe rregullorja, tani nuk na ka mbetur gjë tjetër vetëm të padisim nga Kryebashkiaku dhe çdo zyrtar tjetër të Bashkisë, që nxjerr pengesa për të bërë transparencën mbi fondet publike.

Çfarë ka ndodhur? Vjen një propozim për uljen e taksave për Eco Tirana dhe inceneratorin, kërkojmë informacione nuk na jepen. Erion Veliaj ka ndaluar mbledhjet ‘live’ të Këshillit Bashkiak, apo mbledhjet ‘online’ në Bashkinë e Tiranës”, tha Zhulali.

Ajo tha se janë ngritur tarifat dhe taksat për ambientet sportive, çka do të thotë se do të paguhen më shumë para për të vetmet vende ku mund të çohen fëmijët.

“Tirana ka një jetë të vdekur kulturore, nuk ka Teatër, as Muze, as teatër kukullash, asnjë institucion kulturor”, tha ajo.

Zhulali u shpreh se asnjë se di ku shkojnë paratë e mbledhura nga taksat e qytetarëve, si përdoren ato. Ajo tha se qytetarët duhet të reagojnë përballë grabitjes që po ndodh nga çeta e hajdutëve, e cila ndjehet e paprkeshme dhe arrogante deri në marrëzi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco