Bardhi: Rama duhet të përgjigjet nëse ka pasur informacione nga shërbimet sekrete të huaja për veprimtarinë kriminale të vëllait

Bardhi: Rama duhet të përgjigjet nëse ka pasur informacione nga shërbimet sekrete të huaja për veprimtarinë kriminale të vëllait

15:27, 03/04/2024

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi në një konferencë për media ka reaguar pas deklaratës së Ramës dhe refuzimit të interpelancës në seancën e kuvendit për dyshimet se vëllai i Ramës, Olsi Rama është i përfshirë në trafikun e drogës.

Bardhi ka theksuar se sipas kushtetueses dhe rregullores së parlamenti që një Kryetar Grupi Parlamentar ose një grup prej 7 deputetësh kanë të drejtën kushtetuese të thirrin në interpelancë kryeministrin ose ministrat e qeverisë.

"Pas 6 ditëve, kryeministri Rama e theu frikën e parë dhe vendosi të mos fshihet pas deklaratave me shkrim që bënte në emër të vëllait. Është një hap i parë pozitiv që në këtë çështje të ketë reagimin e tij.

Që të ruaj statusin e tij si kryeministër duhet ë thyej edhe frikën tjetër atë të zbatimit të kushtetutës dhe të pranojë zhvillimin e interpelancës në seancën e nesërme. Sipas kushtetueses dhe rregullores së parlamenti që një Kryetar Grupi parlamentar ose një grup prej 7 deputetësh kanë të drejtën kushtetuese të thirrin në interpelancë kryeministrin ose ministrat e qeverisë.

Unë Ramën nuk e kam thirrur si vëllai i Olsi Ramës për të na shpjeguar raportin e  tij familjar me Olsin, por e kam thirrur në interpelancë për të informuar opinionin publik se nga policia e shtetit ose shërbimet sekrete shqiptare apo të huaja ka marrë ose jo informacion për përfshirjen e vëllit të tij në laboratorin e drogës në Xibrakë.

Kjo është një çështje e drejtësisë fajsia apo jo e një personi që kryen një krim dhe ky është apeli im që ditën e parë. Rama nuk ka guxuar të kundërshtoi qoftë një fjalë në ato dokumenta që janë në dosjen e drejtësisë. Nuk e thotë Bardhi që dy prokurorët e promovuar nga Rama dhe strukturat e policisë së shtetit kanë kryer hetim të mangët, por e thotë dosja dhe vendimet e gjykatave që kanë hetuar një pjesë të grupit kriminal në Xibrakë. Policia e shtetit ka dekonspiruar punën dhe operacionin e prokurorisë.

E thotë dosja që përdoruesi i makinës  AA 653 DM nuk është identifikuar dot nga policia e Ramës, i kanë gjetur fiks moshën por nuk e dinë emrin. Sistemi TIMS e ka vërtetuar se Olsi Rama është përdorues i makinës AA 653 DM po ashtu të njëjtin automjet e kanë përdorur Genci Xhixha, Gnetian Gjonaj dhe Ermal Hoxha. Rama ka thënë gjithçka për veç një pyetje të thjeshtë pse Olsi Rama ka përdorur të njëjtin automjet me grupin kriminal kur është ngritur laboratori i drogës në Xibrakë dhe çfarë e lidh ata me këto persona."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco