Vjedhja ‘5D’/ Ekspertja: Për sa kohë që procedurat s’po hetohen nga SPAK, Veliaj do vijojë si shefi i madh

18:27, 02/04/2024

E ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, audituesja ligjore Meri Lika ka folur për skandalin e fundit që ka përfshirë bashkinë e Erion Veliaj, ku drejtorët e tij kanë vjedhur 100% tenderat e buxhetit nëpërmjet kompanisë ‘5D’.

Ekspertja Lika theksoi se ‘për sa kohë SPAK nuk do merret fare me procedurat, me kontratat, me datat, por do merret vetëm me shpërdorimet e detyrave, Veliaj do të vazhdojë siç vazhdon shefi i madh i tij’.

Lika: Për sa kohë SPAK nuk do merret fare me procedurat, me kontratat, me datat, por do merret vetëm me shpërdorimet e detyrave, Veliaj do të vazhdojë siç vazhdon shefi i madh i tij. Procedurat nuk po hetohen fare nga SPAK. Në momentin që SPAK do të fillojë të hetojë procedurat gjërat duhet të ndryshojnë pastaj, si për bashkinë si për ministrat si për administratën.

Nuk e quaj më një gjë të jashtëzakonshme që të zbulohet një aferë korruptive pasi çdo ditë ka 1-2-3 ka lajme shumë dhe nuk është më një gjë e veçantë.

Në një shoqëri normale demokratike kjo do të ishte një gjë e jashtëzakonshme por te ne kjo është bërë te ne rutinë dhe nuk e kemi problem se nuk dorëhiqet njeri.

Me këto afera këta kanë marrë votat me këta. Këta njerëz kanë marrë besimin që do të qeverisin dhe qeverisja është që ti më ke zgjedhur që të qeveris por unë s’po të qeveris por nuk jap dorëheqje se do të vazhdoj të qeverisë.

Shoqëria jonë nuk është normale për momentin siç nuk është normale as në zhvillimin ekonomik, as në zhvillimin politik por as në gjyqësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco