Bardhi: Kur përmendet liria, qyteti i parë që të shkon ndër mend është Shkodra

Bardhi: Kur përmendet liria, qyteti i parë që të shkon ndër mend është Shkodra

12:21, 02/04/2024

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e zhvilluar në Shkodër në nderim të martirëve të demokracisë të 2 Prillit 1991.

"Nderime për martirët që dhanë jetën për Shqipërinë, - shkroi Bardhi në Fb krahas fotove. -  Përkujtojmë me mirënjohje dhe përulje martirët e demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka! 2 Prilli është masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri dhe për ne, një ditë reflektimi, kuraje dhe ndërgjegjësimi se për lirinë duhet të luftojmë çdo ditë. Kur përmendet liria, qyteti i parë që të shkon ndër mend është Shkodra. Prandaj, nga Shkodra e në gjithë Shqipërinë do të duhet të mbrojmë lirinë dhe të punojmë për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco