Berisha: Unë dua t’i pyes sot qytetarët shqiptarë, ky pushtetar, në 25 vite, cilin investim të huaj ka sjellë?

Berisha: Unë dua t’i pyes sot qytetarët shqiptarë, ky pushtetar, në 25 vite, cilin investim të huaj ka sjellë?

20:03, 23/03/2024

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ditën e 82-të të tubimit qytetar, tha se nga vendi i 41-të që e lamë Shqipërinë për treguesin e investimeve, sot ai ka zbritur me 30 vende më poshtë.

“Po si qëndrojnë investimet, të cilat janë jetike për zhvillimin e Shqipërisë, janë jetike për punësimin e shqiptarëve, janë jetike për begatimin e shqiptarëve?

Nga vendi i 41-të që e lamë Shqipërinë për treguesin e investimeve, sot ai ka zbritur me 30 vende më poshtë. Dhe vetëm nga viti i kaluar ka zbritur me 6 vende.

Unë dua t’i pyes sot qytetarët shqiptarë: ky pushtetar, në 25 vite, cilin investim të huaj ka sjellë?

Cilën vepër numëron për Shqipërinë?

Deklaronte para pak ditësh, se vetëm këto 6 vitet e fundit, kanë nisur investime.

Kërkon të mashtrojë shqiptarët.

Por nga viti 2008 gjer në vitin 2013, çdo vit Shqipëria mori nga 1.1 në 1.45 miliardë euro investime.

Por ato nuk fshihen, aty janë.

Ato kontrata vazhduan edhe gjatë këtyre viteve. Ja ku është TAP-i, investimi i shekullit, privat.

Ja ku është Kaskada e Devollit, investimi më i madh energjetik në Shqipëri. Ja ku është Kaskada e Fanit dhe dhjetëra e dhjetëra hidrocentrale që prodhojnë sot 59 përqind të të gjithë energjisë së vendit.

Ku janë investimet e Edi Ramës? Janë largime të investimeve nga Edi Rama sepse i vjedh, sepse i gjobit, sepse nuk ka vend për to”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco