Tubimi qytetar/ Hajdarmataj: Do ta rrëzojmë këtë mafia në pushtet

Tubimi qytetar/ Hajdarmataj: Do ta rrëzojmë këtë mafia në pushtet

19:33, 23/03/2024

Mimoza Hajdarmataj, anëtare e Kryesisë së PD-së, duke marrë fjalën në ditën e 82 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se sa më shumë shtohen zullumet e kësaj qeverie, aq më shumë shtohen fjalët tona.

“Ne flasim për faturat e të gjithë qytetarëve, sa lekë harxhojnë qytetarët për bukën e gojës, sa paguajnë sot faturat e energjisë dhe ujit, që as nuk pihet, flasim për emigrantët dhe ata të rinj që kanë ikur dhe nuk e kthejnë kokën pas. Flasim shumë sepse kjo qeveri na e ka bërë borxh, sa herë flasin për balance, flasin se kush hyri në burg, sa lekë vjedhin. Ne jemi vërtet misionarë, ne e krahasojmë këtë që ndodh tani me atë që ndodhte në vitet 90”, tha Hajdarmataj.

Ajo shtoi se në 22 mars të 1992 hodhëm diktaturën, por sot kemi nëpër këmbë bijtë e etërve.

“Ne me tolerancë menduam se demokracia kështu ndërtohet. Sali Berisha ka të njëjtën forcë si në 1992 për të na inspiruar, të njëjtin vitalitet”, tha Hajdarmataj.

Ajo tha se ka shpresë, përsa kohë ne jemi këtu prej 82 ditësh.

“Të gjithë ne jemi heronj, ne do ta rrëzojmë këtë mafia-pushtet, do përzëmë dimrin, dhe do kthejmë demokracinë në këtë vend”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco