Arrestimi i Jorgo Goros, Bardhi: Lajm i mirë, Rama t’a shkarkojë nga detyra

Arrestimi i Jorgo Goros, Bardhi: Lajm i mirë, Rama t’a shkarkojë nga detyra

17:59, 23/03/2024

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

Bardhi e cilëson arrestimin e Goros si një lajm të mirë që duhet të shoqërohet me arrestime të tjera.

''Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik.

KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra'', shkruan Bardhi në ''X''.

Ndaj Goros janë bërë dy kallëzime penale, njëra prej të cilave nga Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në burg.

Beleri i referohet auditimit të KLSH në bashkinë e Himarës për vitet 2019-2021 ku sipas tij janë gjetur shkelje të ligjeve në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave, mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco