Bardhi-Ramës: Ruaj nervat Edi, mos moho vëllain të paktën, edhe pse është i dyshuar si trafikant droge

Bardhi-Ramës: Ruaj nervat Edi, mos moho vëllain të paktën, edhe pse është i dyshuar si trafikant droge

22:44, 21/03/2024

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës në një studio televizive, lidhur me hetimin e sistemit TIMS dhe implikimin e vëllait të tij, Olsi, në atë që njihet si Dosja e Xibrakës.

Rama tha se këto akuza janë pretendime të Bardhit, të cilit i kujtoi sulmet që ai ka bërë edhe për djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kreu i qeverisë tha se Bardhi “ai do nxjerr atë që nuk thuhet”.

“E kuptoj shqetësimin se ke menduar se përmes promovimit të prokurorit të çështjes me votën tënde, do shpëtoje një të dyshuar si trafikant droge nga hetimi penal dhe dënimi, që rastis të jetë yt vëlla! Mbrojta politike dhe pandëshkueshmëria i ka këmbët e shkurtra. Deri atëherë ruaj nervat se do të duhen edhe për vete”, shprehet Bardhi në reagimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco