Vrasja e Gentian Bejtjas, dyshohet se automjeti i vrasësve është nisur nga Tirana…

Vrasja e Gentian Bejtjas, dyshohet se automjeti i vrasësve është nisur nga Tirana…

18:17, 21/03/2024

Të tjera detaje raportohen mbi vrasjen e Gentjan Bejtjas, ngjarje e ndodhur në fshatin Larushk të Fushë-Krujës pak ditë më parë.

Sipas raportimeve, makina “Land Rover” që përdorën vrasësit e Gentjan Bejtjes për të shkuar dhe për t’u larguar nga vendngjarja, pasditen e 15 Marsit ka udhëtuar nga Tirana.

Sipas Tv Klan, ky përfundim i grupit hetimor ka dalë pas analizimit të pamjeve filmike para vrasjes së 43-vjeçarit në oborrin e banesës së tij.

Po nga kryeqyteti ka ardhur dhe makina tip Golf, në pronësi të të arrestuarit, Edison Haxhiu, me të cilën lëvizën 4 autorët pas djegies së Land Roverit në fshatin Hasan.

Ka të dhëna se shofer i makinës tip Golf  të ketë qenë, Ilir Beqaraj megjithatë Policia dhe Prokuroria e Tiranës ende nuk kanë të dhëna konkrete për të vërtetuar këtë dyshim.

Për këtë arsye makina tip Volkswagen tashmë e sekuestruar nga policia e Tiranës është çuar për ekspertizë, pasi në brendësi të saj janë përftuar profile ADN-je, çka mund të çojë hetuesit tek vrasësit.

Sakaq sa i takon numrit të armëve të zjarrit të përdorura për vrasjen e Gentjan Bejtjes, ekspertiza ka dalë në përfundimin se autorët kanë përdorur 3 kallashnikovë, raporton Tv Klan.

Gjykata caktoi sot masat e sigurisë arrest me burg për Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiun, edhe pse avokati mbrojtës i tyre ka kërkuar ekspertizën e automjetit, duke u shprehur se ai ishte i pajisur me GPS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco