VIDEO/ Bledian Koka: Po tentohet të hiqet sistemi TIMS dhe të zëvendësohet me një tjetër

18:00, 21/03/2024

Gazetari Bledian Koka i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, diskutuan në lidhje me komisionin hetimor të ‘sistemit TIMS’ që do të ngrihet nga opozita në Kuvend.

Gjatë bisedës, Koka deklaroi se, ka të dhëna se qeveria aktuale po përpiqet që të krijojë një sistem të ri duke fshirë sistemin TIMS.

‘Ambasada e SHBA-së ka reaguar dy herë në lidhje me komisionet hetimore. Herën e parë për inceneratorët dhe kjo e herës së dytë, ka të bëjë me informacione që cënojnë edhe vetë pritshëmritë e ambasadës Amerikane dhe ajo vetë ndihet e rrezikuar për sigurinë e saj, nga këto lëvizje apo tentativa e mundshme për ta fshirë këtë informacion.

Po bëhet një tentativë aktuale për të krijuar një sistem alternativ të TIMS. Një alternativë që e zhvendosen, duke hequr dhe lidhjet që shkojnë në institucionet e inteligjencës së vendeve aleate që e kanë kërkuar prezencën në sistemin TIMS.

Sistemi TIMS është një çështje e sigurisë kombëtare dhe çështja e sigurisë kombëtare të vendeve të NATO-s është çështje e të gjithë vendeve të kësaj aleance.

Ata që janë të interesuar për ta limituar aksesin tek sistemi TIMS aktual dhe ata që janë të interesuar për të hequr totalisht eksesin përmes krijimit të një sistemi tjetër alternativ, janë pikërisht ata njerëz që nuk duan që organet ligjzbatuese SPAK dhe prokurori të kenë akses në këtë sistem’, deklaroi gazetari Bledian Koka në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco