VIDEO/ Grenell: Ne do të bashkëpunojmë me cilindo udhëheqës të zgjedhë populli shqiptar, ky projekt do ekzistojë për dekada

21:10, 18/03/2024

Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ambasadori Richard Grenell është shprehur se, administrata Amerikane bashkëpunon me çdo udhëheqës që e zgjedhin shqiptarët.

Duke folur në lidhje me investimin dhe ndikimet e tij politike, Grenell u shpreh se, ky projekt do të zgjasë në dekada.

 

Çim Peka: Ambasador, unë deri më sot kam admiruar punën e Richard Grenell si diplomat, punën si biznesmen akoma nuk e kam parë. Dua ti kthehem pjesës ku ju kam admiruar si diplomat. Marrëveshja mes qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, në thelb. Bashkëpunim ekonomik dhe stabilizon të gjitha konfliktet. Duket se po insistoni shumë në këtë pjesë. A do të thotë kjo se ju po largoheni nga diplomacia dhe keni në plan të merreni vetëm me biznes tashmë.

Richard Grenell: Unë përpiqem t’i bashkoj njerëzit. Grupi i Jared-it dh të tjerët e përfshirë janë ekspertë. Si pjesë e sektorit privat, unë përpiqem të bëj rolin e lehtësuesit dhe të bind sektorin privat të investojë. Unë kam pasur gjithnjë besim në rajonin e Ballkanit , është një rajon ku ia vlen të investosh. Kam pasur mundësi të mësoj më shumë kur presidenti Trump, i cili donte të shihte zhvillim ekonomik të rajonit nga sektori privat, kontribuoi në disa prej problemeve të kemi. Ne kemi negociuar për marrëveshje biznesi të suksesshme, duke lënë mënjanë politikën. Ajo çka duan njerëzit, qoftë prej qeverisë, qoftë prej sektorit privat është shpresa, begatia ekonomike, punë të mirëpaguara që të mbajnë familjen në vendin që duan. Askush nuk do që fëmijët të shpërngulen për në Gjermani, Hungari a Poloni për një jetë më të mirë, po të gjithë duan të rrinë në këtë rajon kaq të bukur. Gjatë udhëtimeve të mia në bregdetin shqiptar, më kanë bërë shumë përshtypje familjet që kanë rritur fëmijët buzë detit. Këto familje duan të qëndrojnë aty. Nuk duan të shpërngulen në një vend tjetër, pa këtë bregdet të bukur, por janë të detyruar për arsye punësimi. Ky projekt do t’i mundësojë shqiptarët të rritin fëmijët mu në bregun e bukur dhe punët me pagë të mirë do të jenë të garantuar për breza dhe ata do të jetojnë në vendin që aq shumë duan. 

Çim Peka: Ndoshta si e vetmja media konservatore në Shqipëri, që në fillim e kemi mirëpritur këtë lajm. Ndërkohë të gjitha mediat në bllok, sidomos mediat zyrtare të Ramës nuk i referoheshin investimit si gjë e mirë për Shqipërinë, por titulli i tyre ishte; kryeministri Rama siguron përjetësinë, rregullon dhe marrëdhëniet me Trump. Xhorxh Sorosin dhe Joe Bidenin e ka. Më ketë kompani pretendohet që po shtron shtratin që të mos ketë problem dhe me Trump. Pse shqiptarët duhet të votojnë Donald Trump, nëse ai do të mbyllte sytë ndaj shkeljes së të drejtave të opozitës në Shqipëri. A rrezikon ky investim në një ndërtim raportesh personale, mes një regjimi siç e konsiderojmë ne dhe administratës Trump.

Richard Grenell: Po ua lë juve të vlerësoni situatën politike në Shqipëri, sepse nuk jam ekspert. Më lejoni të shtoj diçka në atë që besoj. Së pari, unë jam konservator, unë besoj në parimet konservatore dhe dua që sektori privat të ketë mundësitë të bëjë atë që bën ky sektor: të hapë vende pune. Sektori privat e rrit ekonominë, jo qeveria. Qeveria dhe të gjithë aktorët e se majtës ekstreme që besojnë në qeveritë e fuqishme, kanë iluzionin se qeveria hap vende pune, kur përkundrazi, qeveria bëhet pengesë. Populli shqiptar e njeh historinë e tij dhe e di se kur qeveria kontrollon sektorin privat, vijnë vetëm fatkeqësi. Ne duhet të kemi sa më shumë privatizim dhe liri për kapitalistët dhe për ata që besojnë në rritjen ekonomike. Ky projekt konkretisht nuk është projekt i politikës dhe ne do të bashkëpunojmë me cilindo udhëheqës të zgjedhë populli shqiptar. Ne kemi bashkëpunuar edhe me kryeministrin Rama. As politika botërore, as ajo amerikane, dhe as ajo e rajonit nuk kanë ndikuar këtë projekt. Me zhvillimin e këtij projekti i cili do të ekzistojë për dekada, ne do të bashkëpunojmë me cilindo udhëheqës zgjedh populli shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco