Ministri grek: Duhet të respektohet prezumimi i pafajësisë për Belerin

Ministri grek: Duhet të respektohet prezumimi i pafajësisë për Belerin

09:21, 22/11/2023

Mediat greke i bëjnë jehonë vizitës së ministrit grek për Shtetin, Stavros Papastavrou në paraburgimin e Durrësit, ku takoi kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Gazeta greke Kathimerini shkruan se ministri shprehu mbështetje për Belerin.

“Ne duam që prezumimi i tij i pafajësisë të respektohet plotësisht nga sistemi i drejtësisë shqiptare. Më në fund duhet gjetur një zgjidhje, brenda kornizës së kuadrit ligjor evropian për sundimin e ligjit dhe parimet e fqinjësisë së mirë, në mënyrë që të rivendoset normaliteti demokratik në Himarë.

Himara është e vetmja komunë në të gjithë Europën, ku kryetari i skualifikuar vazhdon të ushtrojë pushtetin, ndërsa kryetarit të zgjedhur i hiqet e drejta e tij demokratike për të bërë betimin,” shtoi Papastavrou.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco