Skandali/ Gjokutaj nxjerr dokumentin: SPAK regjistroi kallëzimin penal për dosjen 'Partizani', brenda ditës kur e depozitoi Balla

18:42, 21/11/2023

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, avokati Genc Gjokutaj ka denoncuar një tjetër skandal të SPAK në lidhje me dosjen ‘Partizani’.

Gjokutaj ka publikuar dokumentin i cili verifikon skandalin, ku SPAK ka regjistruar procedimin penal brenda ditës kur është depozituar kallëzimi penal nga Taulant Balla, për një çështje e cila ka një dosje voluminoze dhe problematikë të shumtë.

‘Nuk mundet brenda një dite pune, cili gjeni brenda orarit të punës, pa bërë asnjë lloj verifikimi regjistrohet procedimi penal. Por ta marrësh brenda ditës, ta shohësh, ta caktosh dhe ta regjistrosh si procedim penal ky është një skandal, është i pamundur nga pikëpamja kohore’, u shpreh Gjokutaj.

Gjokutaj: Ky dokument është kallëzimi penal që ka bërë Taulant Balla që në 1 dhjetor 2020 në lidhje me çështjen ‘Partizani’. Shikoni vulën lartë ku thotë SPAK kallëzimi nr. 246 datë 1. 12. 2020 dhe poshtë procedimi penal nr. 287 datë 1.12. 2020. Pra si është e mundur brenda 8 orëshit të punës, një kallëzim me një problematikë siç e dimë tashmë, të regjistrohet si procedim brenda ditës që regjistrohet kallëzimi.

Nuk mundet brenda një dite pune, cili gjeni brenda orarit të punës, pa bërë asnjë lloj verifikimi regjistrohet procedimi penal.

Nëse ju do veni në një prokurori për të bërë një kallëzim, ai kallëzim e para duhet shortuar, duhet të caktohet një prokuror i cili do ta marrë dhe ta studiojë atë kallëzim dhe pasi të bëjë disa verifikime, do të vendosë nëse do ta regjistrojë apo jo.

Pra kërkohet një kohë të posaçme, pasi kallëzimi duhet verifikuar nëse ka evidencë ka prova, ka dyshim të arsyeshëm që të regjistrohet apo jo si procedim penal.

Por ta marrësh brenda ditës, ta shohësh, ta caktosh dhe ta regjistrosh si procedim penal ky është një skandal, është i pamundur nga pikëpamja kohore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco