Shkelje e Kushtetutës/ Ministri i Jashtëm Italian sot para parlamentarëve mbi marrveshjen Rama – Meloni

Shkelje e Kushtetutës/ Ministri i Jashtëm Italian sot para parlamentarëve mbi marrveshjen Rama – Meloni

11:45, 21/11/2023

Në ora 11, në dhomën e deputetëve të Parlamentit italian, Ministri i Jashtëm Italian Antonio Tajani do të referojë para parlamentarëve mbi Paktin e nënshkruar mes qeverisë italiane e qeverisë shqiptare mbi ngritjen e 2 qendrave të strehimit të emigrantëve.

Opozita italiane deklaron se do të jetë një seancë e fortë parlamentare ku nuk do të lejojnë që të shkelet Kushtetuta.

Pritet prezantimi i disa mocioneve që do të kërkojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje përmes rrugëtimit parlamentar e që bën të pavlefshëm firmën e dy qeverive mbi këtë pakt.

Opozita italiane do të kërkojnë nga qeveria prezantimin e një draft ligji që do të merret në shqyrtim në parlament në të gjitha pikat e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco