Koncesioni i sterilizimit, Bushkolaj: Beqaj është ideatori dhe personazhi kryesor që vuri në lëvizje procesin

Koncesioni i sterilizimit, Bushkolaj: Beqaj është ideatori dhe personazhi kryesor që vuri në lëvizje procesin

22:46, 20/11/2023

Gazetari Elkier Bushkolaj foli për hetimet lidhur me koncesionin e sterilizimit dhe masën e sigurisë nga SPAK për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Komentet i bëri nga emisioni “Open” në News24.

Ai u shpreh se dosja e koncesionit të sterilizimit ngjan me atë të Arben Ahmetaj, për elementët e udhëtimeve dhe shkëmbimeve të mesazheve me e-mail. Ndër të tjera tha se të gjitha indiciet të çojnë të besosh se Ilir Beqaj është ideatori dhe personazhi kryesor që ka vënë në lëvizje gjithë mekanizmin për koncesionin e sterilizimit.

“Kur pashë dosjen e SPAK, mu kujtua ajo e Arben Ahmetajt. Ishin udhëtimet dhe shkëmbimi i email-ve. Përpara 2013 ka pasur një laborator sterilizimi. Beqaj ka qenë në dijeni dhe për funksionimin e laboratorit do duhej vetëm trajnimi i stafit. Kjo do të kishte kosto 1 mln euro në vit, që është më i ulët se koncesioni. Megjithatë vendosi të vinte në funksion koncesionin.

Ka pasur disa udhëtime mes Rrapajt dhe Rrjepajt, kryesisht në Itali. Beqaj si ministër ka pasur për detyrë të parandalonte konfliktin e interesit mes Rrjepat dhe Rrapajt. Kanë qene edhe emali që faktonin  miqësinë, ata kishin një shprehje, ku i drejtoheshin njëri-tjetrit me termin ‘fra’, që do të thatë ‘vëlla’ nga italishtja. “’Fra si je? Atë dokumentacionin ta kam nisur me email ”. Ky email i ka shkuar dhe zotit Beqaj. Duhet të kuptojmë se për dokumentacionin, u qep që të rrinte si kostum që t’i rrinte vetëm Rrjepajt.

Indicet të çojnë të besosh se Ilir Beqaj është ideatori dhe personazhi kryesor që ka vënë në lëvizje gjithë mekanizmin.”, u shpreh Bushkolaj.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco