Bardh Spahia: Me një regjim si ky i Edi Ramës, ka vetëm një rrugë, përballje!

Bardh Spahia: Me një regjim si ky i Edi Ramës, ka vetëm një rrugë, përballje!

18:33, 20/11/2023

Edhe seanca e sotshme parlamentare u bllokua nga opozita, e cila nuk lejoi zhvillimin normal të punimeve të parlamentit.

Këtë herë, i pranishëm në sallë ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Bardh Spahia, anëtar i kryesisë së PD, dhe ish drejtues i bashkisë Shkodër, shkruan në rrjetin e tij social Facebook se qëndresa në Kuvend e opozitës, nuk bëhet për interesa personal, pasi kjo e fundit ka hequr dorë prej kohësh nga komoditeti.

Spahia shkruan ndër të tjera, se Edi Rama tashmë e di që nuk e ka më nën kontroll opozitën, prandaj po përdor çdo mjet antidemokratik për t’i mbyllur gojën.

Postimi i plotë:

Edi Rama e di që nuk e ka më nën kontroll opozitën, prandaj po përdor çdo mjet antidemokratik për t’i mbyllur gojën. E ka të kotë që mendon se përmes Gardës së Republikës do të nënshtrojë opozitën.
Edi Rama mund të dojë t’u ngjajë ajatollahëve, diktatorëve dhe autokratëve të Lindjes, që shtypin opozitat dhe qytetarët, por ky është rasti që i ka bërë llogaritë gabim. 
Qëndresa në parlament e kolegëve të opozitës nuk bëhet për interesa personal. Përkundrazi! Ata kanë hequr dorë nga komoditeti, kanë marrë kosto personale, por do i’a dalim që bashkë të rikthejmë besimin e qytetarëve tek opozita. 
Me një regjim si ky i Edi Ramës, që nuk njeh votë, nuk lejon kontrollin parlamentar, që kërkon të emërojë opozitën edhe në parlament, ka vetëm një rrugë: Përballje!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco