Çfarë po ndodh me zgjedhjen e Avokatit të Popullit/ Shella: Kuvendi do të duhet të përmbushë detyrën e vet Kushtetuese

18:06, 16/09/2023

Gert Shella, drejtues i INFOÇIP, ishte i ftuar këtë pasditë në 'Edicionin Infromativ' në Syri Tv, ku u diskutua mbi atë çfraë po ndodh në lidhje me zgjedhjen e avokatit të popullit, kryefjalë e Kuvendit në seancat e fundit.

Procesi është një rimarrje e procesit të parë të dështuar i cili në dhjetor të viti kaluar në seancë plenare nuk arriti dot të finalozhej në votim për shkak të sherrit te madh mes PD dhe PD.

Kemi një riçelje për këtë vendim, ka pasur 15 kandidatura nga të cilat janë filtruar shtatë kandidatura, dhe INFOÇIP zgjodhi me 8 gusht t'i drejtohej me një letër Kuvendit në mënyrë që të kuptohej ku gjendjen procesi i administruar nga Kuvendi.

Kjo, nisur nga rrethana që, jo vetëm raundi i parë i zgjedhjes u dogj në dhjetor, por dhe premtimi i dhënë nga ish kryetari i grupit parlamentar të maxhorancës zoti Balla, se brenda sezonit të kaluar do të duhej që Kuvendi ta përmbyllte dhe procesin e dyte, i cili nuk u finalizua.

Pra jemi në një fazë të tretë, ku Kuvendi do të duhet të përmbushë detyrën e vet Kushtetuese.   

Avokatit të popullit i ka skaduar afati prej pak më pak se një viti e gjysmë, zonja Ballanca ka qenë pjesë e zgjedhur që në kornizën e 17 majit të vitit 2017 dhe me vlerëzimin e afateve që prej majit të vitit të kaluar mandati I saj ka përfunduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco