‘5 të arrestuar në Selanik mes tyre 1 shqiptar’/ Prodhonin droga sintetike dhe e trafikonin me postë

‘5 të arrestuar në Selanik mes tyre 1 shqiptar’/ Prodhonin droga sintetike dhe e trafikonin me postë

17:44, 16/09/2023

Policia greke goditi veprimatarinë e një grupi kriminal, i cili prodhonte sasi të mëdha kanabisi sintetik në një laborator të paligjshëm, në Selanik.

Pas një operacioni 48 orësh, policia greke arrestoi pesë anëtarë të dyshuar të këtij grupi kriminal.

Lënda narkotike është dërguar me postë dhe nëpërmjet kompanive korriere në tregjet në Evropë dhe Amerikë, pas porosive të marra nga grupi kriminal në një platformë të posaçme për shkëmbimin e mesazheve të koduara, ndërkohë që transaksionet financiare bëheshin nëpërmjet kriptovalutave.

Si anëtarë të këtij grupi u arrestuan pesë burra, katër grekë dhe një shqiptar (përkatësisht 29, 35, 58, 39 dhe 28 vjeç). Dy të parët, sipas një njoftimi të ELAS-it, akuzohen si “krerët”. I pari pranonte porositë dhe i dyti përgatiste drogën në laboratorin e vendosur në një çati, në qendër të Selanikut.

Si rrjedhojë e operacionit është sekuestruar drogë, armë dhe 126 mijë euro.

Në laboratorin e improvizuar dhe të mirëorganizuar, si dhe në një magazinë (në zonën e Triandrisë) dhe në vende të tjera të kontrolluara, u kapën 43 kilogramë e 254 gramë kanabis sintetik në formë të ngurtë, mbi 6 litra kanabis sintetik në. formë e lëngshme, rreth 2 kilogramë kanabis të trajtuar në formë çokollate, 92,2 gram kanabis të papërpunuar dhe 17 tableta narkotike. Gjithashtu, janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, tre kuleta elektronike kriptovalutash, 11 celularë, sende dhe pajisje të laboratorit të prodhimit të drogës sintetike dhe një shumë prej 126.220 euro.

Hetimet e ELAS-it po vijojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së paligjshme të organizatës kriminale dhe çdo lidhje me rrjete të tjera të ngjashme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco