Digjen 10920 bimë kanabis, pezullohen 3 nënkomisarë dhe 1 inspektor policie

Digjen 10920 bimë kanabis, pezullohen 3 nënkomisarë dhe 1 inspektor policie

15:11, 16/09/2023

Policia e Shtetit njoftoi pezullimin nga detyra të tre nënkomisarëve dhe një inspektori, për mospërmbushje të detyrave, pas një operacioni kundër kanabisit në Velipojë.

Nga hetimet paraprake, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit pezulloi nga detyra:

– Nënkomisar Pal Prendi, shef i Stacionit të Policisë Velipojë, njëkohësisht përgjegjës për monitorimin e zonës;

– Nënkomisar Ardian Çuli, specialist i njësisë “Shqiponja”, përgjegjës i zonës për kontrollin e territorit nga DVP Shkodër;

– Nënkomisar Admir Xhaka, specialist për hetimin e krimeve në zonën ku u gjetën bimët narkotike;

– Inspektor i parë Arben Tahiraj, ndihmësspecialist (SPZ) në zonën ku u gjetën bimët narkotike;

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ato të Stacionit të Policisë Velipojë, pas informacionit të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në territorin e njësisë administrative Velipojë.

Si rezultat, janë gjetur të kultivuara 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Një pjesë e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar nëpërmjet djegies.     

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, dhe po punohet për dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco