U denoncua nga ‘Piranjat’/ Policia shpall në kërkim pedofilin homoseksual

U denoncua nga ‘Piranjat’/ Policia shpall në kërkim pedofilin homoseksual

11:49, 16/09/2023

Policia e Shtetit shpall në kërkim pedofilin homoseksual, që u denoncua mbrëmë në emisionin ‘Piranjat’ në SYRI TV.

Sipas policisë, 63-vjeçari akuzohet për veprën penale të ‘Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur’.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në lidhje me një video të postuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ "Piranjat", për një shtetas që dyshohet se ngacmon seksualisht shtetas të mitur si dhe që kishte abuzuar seksualisht me një prej tyre, ju sqarojmë se:

Më datë 08.08.2023, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit P. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur".

Në vijim të veprimeve është bërë shpallja në kërkim e shtetasit P. M., dhe po punohet për kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco