Lidhja e ngushtë e banditit Erion Veliajt me kullën që u dogj dhe kompaninë që fshihet pas saj

Lidhja e ngushtë e banditit Erion Veliajt me kullën që u dogj dhe kompaninë që fshihet pas saj

11:17, 16/09/2023

Nga Adriana Kalaja.

Si tha mafiozi Veliaj?! Do dëmshpërblejmë çdo qytetar që është dëmtuar nga zjarri!!!!!!!

Po ç'punë ka bashkia me një kullë private që nuk ka marrë masat për rastet e zjarrit apo ka marrë lejen e shfrytëzimit në kundërshtim me dispozitat ligjore?

Përgjigja gjendet në faktin se pas asaj kompanie fshihet banditi Veliaj. E patë që nuk guxonte kush të përmendte emrin e kompanisë ndërtuese?!

E pra kompania ndërtuese quhet "Arlis Ndërtim" sh.p.k (foto 3, 6 dhe 7), ose siç njihet ndryshe si kompania e dashnorit të betonit Veliaj, pasi ortak i kësaj kompanie është Armand Lila alias Kunati i Fatmir Xhafës.

Kush nuk kujtohet akoma se kush është, mjafton të shkoni në qendër të Tiranës e të shikoni përçudnimin e bërë me kullën "Syri i Tiranës", me 7 kate pa leje mbi një kullë me leje 25 katëshe. Tani besoni e kuptoni pse kanë kaq frikë mediat dhe portalet t'i përmendnin emrin.

Meqenëse flakët një ditë do t'ju vijnë te dera e shtëpisë dhe për këtë faji është vetëm i juaji e meqenëse keni frikë të dilni nga zjarri që zënë "strofkullën" ku jeni strukur, po bëj unë ca pyetje publike *retorike):

1. E dini se m2 i banesave që desh vdiqën njerëz dhe nuk kishte masa mbrojtëse nga zjarri varion 1,500 deri 2,800 Euro?

2. E dini se m2 i njësive tregtare që desh vdiqën njerëz se nuk kishte mundësi të futeshin zjarrfikësit është 3,500 deri në 7,000 Euro?

3. E dini se në ndërtimet e Armando Lilës alias Veliajt nuk është bërë akti kolaudimit teknik sipas dispozitave ligjore në fuqi?

4. E dini ju se nuk guxon kush të mos japë Lejen e Shfrytëzimit te ndërtimet e kësaj firme megjithëse kanë probleme shumë të rënda teknike?

5. E dini ju se PDV e pare del me një numër më të ulët katesh dhe për diferencën e kateve me PDV e dytë, buxheti i bashkisë arkëton më pak 8 % të Taksës së Ndikimit në Infrastukturë (TIN)?

6. E dini ju se për diferencën e kateve nga PDV e parë te PDV e dytë Buxheti i Bashkisë humbet edhe nga pjesa 3% që i takon Strehimit Social?

7. E dini ju se për diferencën e kateve nga PDV e parë te PDV e dytë humbasin edhe pronarët e truallit pjesën takuese në ndërtim?

Ka shumë pyetje lidhur me problemet e rënda që kanë prodhuar këto kulla dhe veprat penale që janë konsumuar në këto ndërtime, por këto fenomene nuk do ndodhnin nëse nuk do ishte vullneti pervers dhe interesi direkt i banditit Veliaj.

Që të jem më e qartë, po ju paraqes provat (foto 9-11) që implikojnë drejtpërdrejtë grabitësin Veliaj:

PDV-ja e parë ka aprovuar ndërtimet me 8 kate. PDV-ja e dytë ka aprovuar ndërtimet me 11 kate.

Për sipërfaqen prej 3 katesh, mungojnë paratë në arkën e Bashkisë Tiranë:

a. Për 8 % e Taksës së Ndikimit në Infrastrukturë.

b. Për 3 % e Strehimit Social (e cila llogaritet me koston referencë kur lidhet kontrata me Bashkinë). Plus dhe pjesën takuese të pronarëve të truallit.

Këtu flasim për shifra përfitimi që vetëm në një kullë variojnë 8 deri 10 milion Euro (fotot 5, 7 , dhe që lidhen direkt me veprën penale të korrupsionit dhe në këtë i takon SPAK të hetojë lidhur me:

1. Akti i Kolaudimit.

2. Lejen e Shfrytëzimit.

3. Masat kundër zjarrit.

4. 8 % e TIN.

5. 3 % e Stehimit Social.

Ndaj zjarri nuk ka rënë vetëm te kjo kullë por në çdo shtëpi ku në banojmë se vrasësi Veliaj ka pasion dhe profesionin e piromanit (e mbani mënd zjarrin që vuri te ndërtesa pas Sahatit dhe aty mbiu në kullë dhe te vila pas sheshit të Teatrit) . [😉]

Deri atëherë dhe për sa kohë mediet dhe portalet kanë frikë të përmendin "Arlis Ndërtim" sh.p.k dhe SPAK nuk guxon ta thërrasë për ta marrë në pyetje piromanin, kulla digjet e Veliaj krihet.....

Ps 1: E di se edhe këtë status do ta bllokojnë mediet e Veliajt, ndaj shpërndajeni sa më shumë miqtë e mi.

Ps 2: Mos kujtoni se harrova provat për ortakët e Olsi Ramës, Endrin dhe Amantin por kjo m’u duk më e rëndësishme për sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco