Berisha: Propaganda po synon të fshehë realitetin se bosët e inceneratorëve janë Rama, Veliaj dhe Agaçi

Berisha: Propaganda po synon të fshehë realitetin se bosët e inceneratorëve janë Rama, Veliaj dhe Agaçi

14:14, 19/07/2023

Kreu i demokratëve, Sali Berisha është shprehur se propaganda e Edi Ramës është sulur e tëra për të fshehur me çdo kusht, përgjegjësit e vërtetë të organizatës kriminale për aferën e inceneratorëve.

Sipas Berishës, bëhet gjithçka që të paraqiten Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja si truri, si djalli me zile, vetëm për të mbuluar të vërtetën, vetëm e vetëm për të fshehur realitetin se bosët e inceneratorëve janë Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi.

Berisha: Sot propaganda e Edi Ramës është sulur e tëra për të fshehur me çdo kusht, përgjegjësit e vërtetë të organizatës kriminale.

Sot bëhet gjithçka, që afera qindra milionë euro e plehrave, t’iu atribuohet tre personave: Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles.

Bëhet gjithçka që të paraqiten këta si truri, si djalli me zile, vetëm për të mbuluar të vërtetën, vetëm e vetëm për të fshehur realitetin se bosët e inceneratorëve janë Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi.

Vetëm e vetëm për të mbrojtur këtë kupolë.

Nëse qeveria shqiptare, në procedurën e aferës së djegësave është provuar se është një organizatë e mirëfilltë kriminale, dhe e dyta, nëse sipërmarrja e djegësave është e Mërtirit dhe Zotos, apo klanit të plehrave Rama-Agaçi-Veliaj.

Unë ftoj analistët, ftoj gazetarët që në këtë aferë t’i referohen ligjit dhe vetëm ligjit. Në këtë mënyrë ata shkojnë te kreu i klanit të plehrave, Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj.

Po pse kështu?

Një ish-kryeministër njeh më mirë se kushdo tjetër një procedurë që kalon nga Këshilli i Ministrave. Ai është i detyruar, nuk mund të jetë ndryshe.

Ndaj dhe këtu, njerëzisht ju kërkoj atyre që besojnë se truri i aferës është Zoto dhe Mërtiri, t’u referohen vetëm ligjeve.

Për të hapur rrugën e aferës së inceneratorëve, u shkelmua strategjia e trajtimit të mbetjeve i financuar nga miliona euro prej BE. Kjo strategji u zëvendësua me strategjinë e djegies së plehrave. Këtë nuk mund ta realizonin kurrë Mërtiri dhe as Zoto, dy biznesmenë socialistë pa asnjë eksperiencë në fushën e trajtimit të plehrave. Këtë mund ta bënte vetëm klani qeveritar i plehrave me në krye Edi Rama, që firmosi krijimin e komisionit me 12 zëvendësministra, askush tjetër nuk mund të krijonte një komision të tillë, me qëllim që të rekomandonte shpalljen e emergjencës mjedisore.

Komisioni u mblidh, 9 zëvendësministra votuan kundër, hodhën në plehra propozimin e Edi Ramës. Meqë dështoi në mbledhjen e parë, Rama urdhëroi mbledhjen e dytë, e cila bëhet në Ministrinë e Mjedisit me 5 zëvendësministra tani dhe aty dërgon Metanin, kreun e departamentit juridik në kryeministri. Ai nuk ka asnjë tagër të shkojë në këto mbledhje. Por edhe në këtë mbledhje dështoi, sepse Ylli Manjani dhe Arben Isaraj refuzuan të firmosin.

Çfarë ndodh? Pas dy dështimesh, Edi Rama dhe Engjëll Agaçi thërrasin zëvendësministrat një nga një dhe i mbledhin firmat.

Nuk mund të ishte kurrë Zoto dhe Mërtiri, ata që përzgjidhnin Zoton dhe Mërtirin për të tre inceneratorët. Për të tre inceneratorët përzgjidhet e njëjta kompani, në kundërshtim flagrant me ligjin pasi nuk kishin asnjë eksperiencë në fushën e mbetjeve. Këta ishin të përjashtuar me ligj nga procedura.

Ndaj dhe qytetarëve duhet t’u themi të vërtetën, se kryebalozi i zi është Edi Rama, që përjashtoi garën e hapur me qëllim që t’i fitonte vetë me aksionerët e tij. Përjashtoi garën e hapur që tre djegësat t’ia jepte punonjësve të tij.

Përsëri, të ndjekim ligjin, procedurën. Tenderat u fituan me negociata të mbyllura, pa garë. Po negociata e mbyllur është e ndaluar në legjislacionin shqiptar. Por pikërisht këtë procedurë e firmosi jo Zoto dhe Mërtiri, por klani i plehrave, Rama dhe Agaçi. Pikërisht këtë procedurë firmosi sepse ajo u lejonte atyre jo vetëm që t’i merrnin këta tre tendera bashkë, por edhe të bënin një nen të tmerrshëm në kontratë. Nenin 30 në të cilin thuhet se kontrata nuk mund të zgjidhet kurrë. Madje u kalon edhe fëmijëve dhe nipave të tyre.

Përveç këtyre, Mërtiri dhe Zoto nuk kishin asnjë fuqi për të futur duart e tyre në fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. Atë fond e përdor vetëm kryeministri, me firmë të ministrit të Financave. Këtu kemi të bëjmë me përgjegjësi të plotë ligjore të Arben Ahmetajt.

Në këtë aferë, klani i plehrave Rama-Agaçi-Veliaj shënoi një rekord që tejkalon çdo imagjinatë njerëzore. Ky rekord është në dhënien e 8 pikëve si bonus për ndërmarrjen e tyre, 8 muaj përpara se ajo të krijohej për djegësin e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco