Berisha: Vendin ka filluar ta mbulojë opiumi! Asgjë nuk e justifikon kanabisin në Shqipëri

Berisha: Vendin ka filluar ta mbulojë opiumi! Asgjë nuk e justifikon kanabisin në Shqipëri

14:00, 19/07/2023

Kreu i demokratëve Sali Berisha është ndalur edhe te kanabizimi i Shqipërisë me bekimin e qeverisë së Edi Ramës.

Berisha theksoi se vendin ka filluar ta mbulojë opiumi dhe se asgjë nuk e justifikon këtë gjë pasi kjo ka pasoja katastrofale mbi shëndetin, në radhë të parë në shëndetin mendor të shqiptarëve.

Berisha: Asgjë nuk e justifikon kanabisin në Shqipëri. Por me Edi Ramën, Shqipëria është narkoshtet tipik, i vetëm në Europë. Kanabisi mbulon vendin, por tani ka filluar të mbulojë vendin opiumi, lulëkuqja. Ju garantoj se ato do të zëvendësojnë të gjitha prodhimet e tjera se janë shumë më të shtrenjta se kanabisi.

Keni parë operacionet policore, mashtrime se nuk arrestojnë një  njeri të vetëm? Nuk arrestohen se janë socialistë, janë të gjithë të partisë. Plus pasojat katastrofale mbi shëndetin, në radhë të parë në shëndetin mendor. Pastaj një substancë që mbjell vetëm krim.

Ne do i kundërshtojmë me forcën më të madhe.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco