Shpërndante drogë në Tiranë, pranga 30-vjeçarit, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Shpërndante drogë në Tiranë, pranga 30-vjeçarit, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

13:32, 19/07/2023

Një 30-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike. Policia bën me dije se si rezultat i operacionit “Transportimi”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A. E., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar, në rrugën “Irfan Tomini”, automjetin me drejtues shtetasin G. D. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1 kg e 600 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi A. E., 35 vjeç, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.  Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco