Mashtrimet e ambasadorit britanik për non-gratën e Berishës/ Mos e humbisni perlën e Delvinës

Mashtrimet e ambasadorit britanik për non-gratën e Berishës/ Mos e humbisni perlën e Delvinës

20:27, 18/07/2023

Kreu i opozitës, Sali Berisha, publikoi dje një raport që rrëzon vendimin për shpalljen e tij non-grata nga Britania e Madhe.

Raporti ekspozon mashtrimet e bëra nga ambasadori britanik në Tiranë, Alistair King-Smith.

Një dokument skandaloz tregon se si vendimi nuk është bazuar në fakte, ndërkohë që King-Smith kërkon që non-grata të mos hiqet sepse kjo do dëmtojë reputacionin e Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë mjeshtri Avni Delvina ka ironizuar ambasadorin britanik me një punim të veçantë. Duke e vendosur në rolin e agjentit britanik James Bond, por si një Pinok mashtrues, ai shkruan: “Gjithmonë në filmat e famshëm me James Bond ishim mësuar që shkruhej - Agjenti 007 në shërbim sekret të Madhërisë së Saj... Por ky Xhejmsi i Tironës m’duket se e palloj m’rrena Madherinë”.

Kujtojmë se King-Smith e nisi karrierën në Tiranë me një pritje luksoze në premierën e filmit të radhës të James Bond. Që nga ajo mbrëmje, ai është parë vazhdimisht i qeshur në krah të përfaqësuesve të pushtetit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco