VIDEO/ Murrizi: Ambasadorë të vegjël që përfaqësojë fuqi të mëdha, vijnë e korruptohen në Shqipëri

20:02, 18/07/2023

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatorin, Edvin Parruca për të folur për temat më të nxehta të verës ishte anëtari i këshillit kombëtar të PD, Myslim Murrizi.

Murrizi është shprehur se ambasadori britanik është para një prove ku duhet të ekstradojë Ahmetajn dhe të  tregojë nëse përfaqëson me të vërtetë Britaninë apo jo.

"Dje isha në cilësinë e dhe të një kureshtari për të parë dokumentat e Berishës dhe ajo që më habiti ishte se të gjitha indiciet ishin marrë me artikuj gazetash. Unë nuk di që dy fuqitë më të mëdha në botë të kenë frikën Berishën, dhe ekziston një ligj ekstradimi që qoftë një njeri edhe Berisha të kërcënoi sigurinë kombëtare të tyre të bëjnë dy gisht letër dhe ta ekstradojnë.

Të akuzosh për kërcënim kombëtar një vend si SHBA është një gjë shumë madhe në rrafshin e akuzave si terroristët më të mëdhenj  të botës, por unë në gjithë historinë e politikës në Shqipëri nuk është regjistruar një procedim penal ndaj Berishës.

Këtu është një poker i pistë ambasadorësh të vegjël që përfaqësojnë kombe të mëdhenj dhe bien  në nivelin e dhe qelbsillikun e inceneratorëve. E ftoj ambasadorin Smith që të tregoje se çfarë do të bëjë me personin që është në kërkim nga drejtësia shqiptare për vjedhjen me inceneratorët. Nëse na paraqitet që këta që vjedhin lekë inceneratorësh nuk ekstradohen krijon një precedent të rrezikshëm.

Ambasadori britanik pas tre javësh duhet të shohim se çfarë do të bëjë Smith pasi pas tre javës Ahmetaj shpallet në kërkim. Ta shohim nëse ai do të ekstradojë Ahmetajn apo do të vazhdojë luftën me dyfek prej druri që ecin të lirë nëpër Tiranë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco