VIDEO-SYRI TV/ Vendbanimi palafit i Linit në Pogradec më i vjetri në Europë

17:12, 17/07/2023

Të tjera rezultate të reja dalin nga gërmimet e arkeologëve shqiptarë dhe ata të universitetit të Bernës në vendbanimin palafit të Linit në Pogradec. Arkeologu Albert Hafner tha se ky vendbanim është 2 mijë vjet më i vjetër se vendbanimet e gjetura në Zvicër, ndërsa arkeologu shqiptar Adrian Anastasi tha se vendbanimi është i rrallë për Europën, ndërsa platformat digjitale do të ndihmonte që gjetjet e reja të vihen në funksion të turizmit.

Nga SYRI TV

Rezultatet e gërmimeve mbi 4 vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre të universitetit të Bernës kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë mbi 8500 vjeçar, ose 6 mijë vjet para krishtit. Albert Hafner arkeolog nga Zvicra tha se vendbanim kishte të zhvilluar bujqësinë 8-9 mijë vjet më parë, ndërsa është 2 mijë vjet më i vjetër se vendbanimet e gjetura në Zvicër.

Për arkeologun shqiptar Adrian Anastasi vlerëson punën kërkimore, që u finalizua me gjetje të reja. Sipas arkeologut është e udhës vendojsa e tyre në funksion të turizmit arkeologjik përmes platformave digjitale.

E pranishme në prezantimin e rezultateve ishte dhe ambasadorja zviceriane që tha se këto gjetje mund të jenë një formë shumë e mirë për të krijuar ura lidhëse me turistët zviceranë.

Gjetjet e deritanishme po përdoren për të rindërtuar peizazhin ndër vite në këtë vendbanim dhe flasin për një hap evolutiv në ndërtimin e vendbanimeve të hershme: zhvendosjen mbi ujë. Të dhënat deri tani sugjerojnë se ky lloj i ri arkitekture ka lindur për herë të parë në Lin. Ka të dhëna se një tjetër vendbanim i tillë është edhe pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco