SYRI TV/ Punësimi i detyruar 5 vite për mjekët e rinj, debate maxhorancë-opozitë tek 'Ligjet'

16:09, 17/07/2023

Projekltigji i qeverisë që u mban peng 5 vite diplomat studentëve të mjekësisë nxiti debate mes maxhorancës dhe opozitës në komisionin e Ligjeve. Por teksa ministrja e Arsimt Evis Kushi po prezantonte ligjin, studentët e mjekësisë protestuan jashtë Kuvendit dhe kërkuan të ishin pjesë e seancës, por nuk u lejuan nga maxhoranca. Studentët u shprehën se nuk do të tërhiqen dhe do të protestojnë të enjten kur projektligji të kalojë në Parlament.

SYRI TV

Punësimin e detyruar 5 vite për studentët e mjekësis nxiti debate në Komisionin e Ligjeve, ku  Ministrja e Arsimit Evis Kushi prezantoi projektligjin që u mban peng diplomat studentëve.  Sipas Kushit qëllimi i ligjit është të parandalojmë largimin e mjekëve dhe plotësimin e nevojave për bluzat e bardha në vend.

Opozita e kundërshto projektligjin duke theksuar se ai shkel të drejtat e studentëve, ndërsa theksoi se askush nuk mund t’u mbajë atyre peng diplomat.

Ndërkohë që në komision po debatohej për projektligjin, studentët e mjekësisë protestuan jashtë dyerve të Kuvendit dhe kërkuan të ishin pjesë e seancës,  por u refuzuan nga maxhoranca.

Studentët u shprehën se do të kundërshtojnë derë në fund projektligjin, dhe se do të protestojnë të enjten kur të kalojë për miratim në Kuvend.

Diskutime dhe debate për ligjin e qeverisë që detyron studentët të punojnë për 5 vite në shtet pas përfundimeve të studentëve, pati edhe në Komisionin e Edukimit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco