Fuga: Kryesia e Akademisë së Shkencave ka kapur rob institucionin

Fuga: Kryesia e Akademisë së Shkencave ka kapur rob institucionin

15:07, 17/07/2023

Nga Artan Fuga

Skandali që media e konfimon: Kryesia e Akademisë së Shkencave ka kapur rob institucionin, nuk zhvillon zgjedhjet në kohën që përcakton ligji, por i shtyn edhe për...gjashtë muaj të tjerë, në fund të vitit!

Zëvendëskryetari e ka përfunduar mandatin në 23 maj, kryetari edhe pak orë i mbeten, zgjedhjet duhej të ishin caktuar qysh më 19 qershorin e kaluar dhe këta kanë guxim bëjnë deklaratë për zgjedhjet për kershëndella!

Çfarë po ndodh në mes të kësaj vape!

Kryesia që ka uzurpuar Akademinë e Shkencave, lajmëron se me vendimin e vet, që s'e lejon as ligji dhe as statuti, për interesin e vet, zgjedhjet shtyhen kur do ajo, mund të thotë edhe nuk do bëhen më kurrë!

A ka më rëndë sesa kaq, a mund të shkelet ligji më tepër se kaq, a nuk po bëhet gjithçka që nga njëra anë pushteti uzurpohet, pushtohet Akademia e Shkencave, dhe në Kuvend bëhet çmos të kalojë një ligj antikushtetues që ndryshon ndërkohë rregullat e zgjedhjes?

Dhe kjo kryesi që nuk kryen zgjedhjet, ka tagër akoma të japë njoftime në media? Të përfaqësojë Akademinë e Shkencave?

Nëse ndodh, në Shqipëri mos bëhet më fjalë për ligje dhe zbatime të tyre!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco