Me foto e emra/ Raporti i PD: Si i grabiti zgjedhjet PS-ja në bashkinë e Matit...

Me foto e emra/ Raporti i PD: Si i grabiti zgjedhjet PS-ja në bashkinë e Matit...

10:48, 17/07/2023

Partia Demokratike ka publikuar sot raportin e saj me shkeljet ligjore, abuzimet e rënda që ndodhën gjatë zhvillimit të zgjedhjeve vendore të 14 majit në bashkinë e Matit. Në mënyrë të përmbledhur, para opinionit publik sot u renditën rastet më të rënda dhe disa emra si dhunues të ligjit.

Shkeljet nga Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e saj filluan me përdorimin e administratës në fushatë nga kandidati i Partisë Socialiste, Agron Malaj; me shpërdorimin e burimeve financiare publike për këtë fushatë; me dhunimin e votuesve nga njerëzit e afërt të kandidatit.

Abuzimet me pagesat e ndihmës ekonomike përbëjnë një dosje me rëndësi në këtë raport, ku përmenden emra të zyrtarëve që nuk jepnin pagesat ose e kundërta, një kandidate për Këshillin Bashkiak, Valbona Pasha, e cila shpërndante mobilje.

Një punonjëse e postës, Ergisa Lezaj rezulton ndër emrat në qëndër votimi, në kushtet kur i ati ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.

Me foto pasqyrohen edhe vëzhguesit e PS, patronazhistët etj. se si vepruan për të marrë votat. E gjithë kjo panoramë merr dhe dorën e fundit me veprimet e Policisë së Shtetit, e angazhuar për të arrestuar në veçanti aktivistët e opozitës.

Raporti me emra dhe fotografi në vazhdim/ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco