Rama qëndrim me dy standarde/ Ndaj Tahirit deputetët e PS u sollën si prokurorë ndaj prokurorëve, ndaj Ahmetajt mbyllën dyert

Rama qëndrim me dy standarde/ Ndaj Tahirit deputetët e PS u sollën si prokurorë ndaj prokurorëve, ndaj Ahmetajt mbyllën dyert

19:21, 14/07/2023

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar qytetarëve ditën e sotme një mesazh në lidhje me votimin në Kuvend për heqjen e imunitetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe hapjen e rrugës për arrestimin e tij.

Rama komentoi rastin duke e krahasuar me atë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u gjend në rrethana të ngjashme

Qëndrimi Ramës dhe mazhorancës së tij ka qenë me dystandarde për rastin Tahiri dhe atë Ahmetaj.

Ndaj Tahirit fajësinë e të cilit e provoi gjykata deputetët e PS u sollën si prokuror ndaj prokurorëve. Ndërsa për rastin Ahmetaj ngulmuan vëtëm që seanca të bëhet me dyer të mbyllura dhe publiku mos dëgjonte përmendjen e emrit të Ramës dhe Veliajt si të lidhur me aferën korruptive të inceneratorëve.

Rama u shpreh se nuk i takon të gjykojë nëse Ahmetaj është fajtor ose jo, por shtoi se këtë herë kërkesa e prokurorisë duhej miratuar sepse këtë herë Kuvendit iu vu përpara dosja e një pune voluminoze hetimore.

Duke krahasuar me rastin “Tahiri”, Rama tha se atëherë Prokuroria erdhi në Kuvend si lexuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim

“Nuk më takon mua të them nëse Arben Ahmetaj është fajtor apo i pafajshëm, por ndryshe nga një rast i disa viteve më parë, kur ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar dhe ashtu bëmë, rasti i sotëm ishte një rast kur kërkesa e prokurorisë duhej miratuar pa asnjë ndryshim. Sepse ndryshe nga atëherë, kur Prokuroria erdhi në Kuvend si lexuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim, këtë herë na u vu përpara dosja e një pune voluminoze hetimore. Në mos e provoftë fajësinë e deputetit, çka mund dhe do ta thotë vetëm gjykata, ajo dosje krijon përshtypjen se ka dyshime të mjaftueshme, për të mos e ndaluar autorizimin e kërkuar nga SPAK-u për Kuvendin”, u shpreh Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco