Deputeti i PD thirrje qyetarëve për protestë: Mos të lejojmë ligjin për kanabisin

Deputeti i PD thirrje qyetarëve për protestë: Mos të lejojmë ligjin për kanabisin

21:54, 13/07/2023

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, ka kërkuar nga qytetarët që të mblidhen në proteste, kundër legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor.

Sipas tij, lënda narkotike është e dëmshme për rininë shqiptare dhe çdo prind që e ka hasur këtë problematikë, duhet të mblidhet përpara Parlamentit, për të protestuar.

Sipas Dogjanit, shteti nuk e ka aftësinë për të mbajtur nën kontroll të tillë sipërmarrje.

“Ka mijëra familje që vuajnë sepse fëmijët e tyre përdorin drogë. Ka shqiptarë që për shkak të përdorimit të drogërave kanë përfunduar në çmendinë. Ju bëj edhe njëherë thirrje që të mblidhemi të enjten para Parlamentit të mos e lejojmë këtë ligj”, përmbylli deputeti demokrat fjalën e tij.

Teksa, vetë projektligji, ka kaluar me votat e shumicës në Komisionin e Ligjeve, ku ra në sy fakti se kanë abstenuar dy deputetët socialistë të kastës së vjetër, Paneli Majko dhe Fatmir Xhafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco