VIDEO/ Koka: Përplasje brenda PS-së për imunitetin e Arben Ahmetajt

VIDEO/ Koka: Përplasje brenda PS-së për imunitetin e Arben Ahmetajt

18:47, 13/07/2023

Gazetari Bledian Koka duke komentuar zhvillimet e fundit politike në mazhorancë është shprehur se brenda Partisë Socialiste po bëhet një debat për Arben Ahmetajn, duke thënë se disa janë pro heqjes së mandatit të tij e disa kundër.

I ftuar në 'Task Force' me Sonila Meçon në SYRI TV, Koka thotë se ‘dyshon trazira brenda qeverisë duke u nisur nga fakti i vettërheqjes së Taulant Ballës, duke qënëse të gjithë personat që mbajnë poste në qeveri urdhërohen nga Rama për çdo lëvizje të tyre’.

“Në qoftëse e keni parasysh debatin që është zhvilluar mes Erion Braçes dhe Fatmir Xhafajt, të paktën nga ajo që arrita të mësoj, është që zoti Braçe ka qënë pro. Dmth, debati ka qënë në kontestin që ‘ç’na duhet neve që ta mbrojmë, le tja heqin mandatin që sot’, ndërkohë që zoti Xhafaj thoshte që ‘prit se ka procedura’ dhe gjithë ajo përballje ka qënë pikërisht ajo që edhe brenda mazhorancës mund të ketë rryma të ndryshme. Unë gjithmonë e kam parë dhe e kam thënë që pas 14 majit brenda mazhorancës do të ketë probleme e përballje dhe mënyra sesi po zhvillohen ngjarjet tregon pikërisht këtë.

Unë mendoj që gjithë kjo kohë Arben Ahmetajt i është marrë për të negociuar pozicionin e tij, heshtjen e tij, praninë e tij të fajit. Nuk është ndonjë çudi që fakti sesi nga sot zoti Balla u tërhoq  nga rezistenca e mazhorancës për ta çuar të hënë votimin dhe për ta sjellë ditën e nesërme, kjo më bën të dyshoj se diçka ka ndodhur  dhe njeriu që e ka menaxhuar të gjithë situatën ka qënë ai që bënte komentatorin e situatës politike në kuvendin e Kosovës sot, që është Edi Rama.

Pra, ky njeri në vend që të ishte sot në kuvendine  Shqipërisë dhe të përballej me opozitën se i ka ikur ish numri 2 i tij në arrati, bënte një komentator banal për situatën politike në Kosovë. E gjitha kjo është treguesi i gjithë presionit të të cilin ai ndodhet dhe i gjithë dyshimi im është që sot zoti Balla pranoi krejt papritur të tërhiqej, sepse ata sigurisht urdhrin nga Rama e marrin  për të rezistuar dhe për të mos ja hequr mandatin."

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco