Avokatët e Ahmetajt kërkojnë shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve

Avokatët e Ahmetajt kërkojnë shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve

12:30, 11/07/2023

Avokatët e Arben Ahmetaj kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për ditën e nesërme.

Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 16:00 të së martës, ndërsa avokatët do ta parashtrojnë kërkesën.

Teksa mbledhja e Këshillit të Mandateve ishte parashikuar të mbahej sot rreth orës 16:00, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt, burimet bëjnë me dije se avokatët e deputetit kanë kërkuar që mbledhja të shtyhet për ditën e nesërme për shkak të dosjes voluminoze.

Për procedurë deputetët mund të mblidhen sot, mirëpo kërkesa e avokatëve do të qëndrojë e njëjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco