Zagani: Tahiri ishte i inkriminuar, por Balla është ordiner

22:27, 10/07/2023

Ish-shefi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë Fier, Dritan Zagani, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV ka rikujtuar dhe njëherë kërcënimin nga Sajmir Tahiri, dhe ka komentuar emërimin e Taulant Ballës, sot ministër i Brendshëm.

Për ironi të fatit dhe për fat të Edi Ramës këta tipa duhen ministra të Brendshëm. Historinë  e Nuhu-t e njoh mirë, dhe e di se si është zhvilluar si problem dhe më në fund u përforcua me agravimin e situatës nga vetë kryeministri.

Ministria e Brendshme do bëhet qendër e krimit të organizuar, ka kohë që është bërë, por tani po legalizohet.

Kur një mik më tha se Taulant Balla do bëhej ministër, bëra një postim në rrjetet sociale ku shkruaja.

“Një mik ne FB po më thoshte që së shpejti do bëhet Taulant Balla  Ministër i Brendshëm.

Në fund të fundit ça ka çudi, për mua ky mostër është kopje origjinale e Sajes dhe me siguri do jetë fiks si ai në punë.

Ahhh se harrova...kanë një ndryshim të vogël që rilindjes veç mire i bën, pra ndryshojnë vetëm në origjinë, Saja ishte çik çun qyteti, ndërsa ky palla është një copë fshatar me cepa.

Kaq se te tjerat janë fiks njësoj.

Tahiri ishte i inkriminuar, por i ngeli veza në dorë se kujtoi se e kapi qiellin me dorë, por nuk ishte kaq ordiner sa pasardhësi i tij, u shpreh Zagani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco